Përditësimi i të dhënave për pronat, Hipotekat kërkojnë asistencën e Bankës Botërore

Banka Botërore ka qenë e fokusuar veçanërisht në Shqipëri me projekte që lidhen me pronat. Një ndër to ka qenë edhe ajo për Menaxhimin e Integruar të Tokës dhe së fundmi  ekipi që jep asistencën teknike për këtë projekt zhvilloi një takim me kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Eljon Semanaj ku u vu theksi tek vijueshmëria e projekteve të reja.

Në takim u diskutua për hapat që ka ndërmarrë ZRPP për përmirësimin dhe përditësimin e të dhënave dixhitale të pasurive të paluajtshme, si një element bazë për manaxhimin e integruar të tokës.

Kryeregjistruesi Semanaj vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore me ZRPP, veçanërisht përmes asistencës së saj teknike dhe financiare për regjistrimin fillestar të pronave dhe kërkoi që ajo të jetë e pranishme dhe në procesin e modernizimit të shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për mundësitë për asistencë teknike nga ana e Bankës Botërore për hartimin e një plani strategjik me objektiva, aktivitete dhe buxhet të detajuar, për procesin e përmirësim përditësimit të të dhënave dhe të investimeve kapitale për zbatimin e kësaj strategjie.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme aktualisht ka në zbatim një projekt që lidhet me përditësim e të dhënave për disa zona kadastrale në vend si dhe konsultimin dhe afishim për Fillestar të Pasurive Pyje dhe Kullota në disa rajone në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *