Universiteti i Mjekësisë do të vijojë të marrë maturantët me mesataren më të lartë, e cila megjithëse si kriter është vendosur të jetë mbi 8.5, rektori Arben Gjata thotë se realisht cilësia e studentëve të pranuar shkon mbi këtë nivel. Universiteti i Mjekësisë ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ardhshëm, duke vendosur që të ulet mesatarja e pranimit vetëm te degët e Fakultetit të Infermierisë nga 8 në 7.5, Gjata shpjegon arsyen.

 “Ne e kemi vënë 8.5, por shanset që të fitosh me mesataren 8.5 në Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci është gati zero, sepse nota mesatare e këtyre degëve që janë edhe më të kërkuarat është në rangun e mbi 9.7, 9.8 etj. Kemi ulur notën mesatare nga 8 te 7.5 te Fakulteti i Shkecnave Mjekësore Tenike sepse ka pasur raste që studentët kanë qenë me mesatare 7.9 dhe nuk të lejon sistemi të futesh, digjen për 0.1%. Ne e çuam në 7.5 në mënyrë që të kishte më shumë konkurrencë”  

Rektori i Universitetit të Mjekësisë sqaron se si do të jetë formula e pranimeve, ku krahas mesatares dhe provimeve të Maturës, peshë do të kenë tri lëndët me zgjedhje: Kimi, Biologji dhe Fizikë.

 “Kemi 35% qw janë notat e Maturës Shtetërore, ku provimet me zgjedhje që janë lëndët Fizikë, Kimi ose Biologji, në qoftë se zgjedhin modulin bërthamë shumëzohen me 1.15, nëse zgjedhin modulin e avancuar shumëzohet me 1.25. Kemi gjithashtu notat e tri lëndëve që përbëjnë nga 10%, Kimia, Fizika dhe Biologjia të tre viteve të gjimnazit që është 30%”   

Drejtues të Universitetit dhe Ministrisë së Arsimit po diskutojnë për rikthimin e konkursit të pranimeve te Mjekësia, por rektori Gjata thotë se para këtij vendimi, duhen marrë masat që testimi të administrohet në mënyrë informatike dhe rezultatet të jenë tranparente.

 “Një nga projektet që ne kemi është krijimi i një qendre ku mund të bëhen provime në mënyrë të infromatizuar duke e testuar me provimet e studentëve gjatë viteve. Në momentin që do jemi të sigurt mund të hapim nw krye tw 2-3 viteve edhe njw konskurs pranimi nw universitet”

Aktualisht, Universiteti i Mjekësisë, bazuar në pranimet e vjetshme, po kryen një studim për të krahasuar rezultatet e vitit të parë të studentëve me ato të gjimanzit, paraprakisht është vënë re një rënie e mesatares me 2-3 nota, çka tregon për fiktivitetin e notave në shkollat e mesme, ndaj dhe konkursi shihet si zgjidhja më e drejtë në disa degë specifike studimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here