Dokumentari artistik “Akuarel (…dmth me fal)” është fitues i çmimit si “Dokumentari më i mirë” në edicionin e 15-të të Filmmaker International Film Festival në Londër ndër 10 filma të tjerë të nominuar nga SHBA, Kina, Austria, Zvicra, Spanja, Italia, etj.

Dokumentari Akuarel është një prodhim i ARTFILM P&D, me skenar e regji të Pluton Vasit dhe producentë Vjollca Dedei e Ferdinand Sula. Dokumentari ishte nominuar dhe ne 2 kategori te tjera si “Montazhi me i mire” per Gjergji Pano dhe “Best Story” per Pluton Vasin.

Filmi dokumentar historinë e trishtë të Rrok Vuksanit, i cili prej 25 vitesh kërkon eshtrat e të atit të pushkatuar nga regjimi komunist. Duke sjellë një numër pyetjesh si: A dimë të falim? E çdo të thotë të falësh?

“Nuk kam parë të dalë njeri të kërkojë falje. Ky është subjekti, dmth ideja. Për këtë ide unë kamë gjetur historinë e Rrok Vuksanit. Historia e Rrok Vuksanit është historia e një djali, babai i të cilit është pushkatuar në vitet e para të çlirimit. Eshtrat ai nuk ia ka gjetur ende e kësaj dite. Ka takuar njerëz që i dinin, por që nuk ia kanë treguar”, tha Pluton Vasi, kineast.

Përveç temës, cilësia e reproduksionit dhe mënyra se si historia i serviret shikuesve ishin arsyet kryesore që e shndërruan “Akuarel (…dmth me fal)”, fitues mes një konkurrence të vështirë.

Është një prodhim, i cili në momentin e parë është i vështirë për t’u perceptuar, sepse është një pronlematikë goxha shqiptare. Edhe kjo të bën të ndihesh mirë. Aq më tepër kur ti shkon për të konkurruar në një vend si Anglia”, u shpreh Vjollca Dedei, producente

Festivali është i organizuar ne 3 kategori të mëdha: dokumentari, filmi i animuar dhe filmi artistik duke krijuar mundësinë per distribucionin e filmit e duke ftuar gjate ditëve të festivalit profesioniste të fushës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here