9 dokumentat për vitet e punës/ Ndryshon procedura, dokumentet që duhen për të marrë pensionin
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dokumentat e plota që duhen për të marrë pensionin. Me heqje e certifikatave, tashmë është lehtësuar procedura për të marrë pensionin, ku ka më pak dokumenta.
Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar dhe pension si nënë me shumë fëmijë përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Përfituesi për pension pleqërie ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme. Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: Fotokopje e kartës së identitetit. Vërtetim nga Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit. Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Dy fotografi.
Dokumentet për vitet e punës
-Libreza e punës.
-Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
-Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore.
-Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare).
-Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm
ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë
mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga punë.
-Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj).
-Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga pune).
Dokumentat për pagat
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994) Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.