Qeveria ndryshon procedurën për kompensimin e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Me një vendim të posaçëm Këshilli i Ministrave ka vendosur të shfuqizojë shkronjën “d”, të pikës 6, të vendimit nr.383, datë 19.5.2010.

Kjo do të thotë se pronarëve që aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për kompensimin në vlerë, për pronarët e pasurive të paluajtshme, pro-në private, që preken nga ndërtimet informale, nuk do t’ju kërkohet më prokura e posaçme.

Aplikimi
Për të përfituar kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin në ATP-së kërke-së për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI). Pronari plotëson një kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip që vihet në dispozicion nga AKKP-ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashë-gimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie.

Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. AKKP kërkon fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dhe certifikatën familjare të kërkuesit dhe mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

Pagesat
Pas miratimit të listës së përfituesve nga Këshilli i Ministrave ATP përfundon procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, shpërndahet kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila bën publike të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe gjeneralitetet e subjekteve përfituese. Gjithashtu, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duhet të njoftojë subjektet e interesuara në lidhje me vlerat përkatëse për secilin përfitues dhe datën e kalimit të parave në llogaritë e pronarëve që kompensohen.

Dokumentet

  1. Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP-së, të plotësuar sipas rubrikave;
    2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);
    3. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;
    4. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
    5. Certifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;
    6. Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here