Lehtësitë për biznesin, sidomos për ato që eksportojnë apo importojnë mallra nga jashtë, tashmë janë të ndjeshme.  Një ndër këto  lehtësi është zhdoganimi i centralizuar, proces që autorizon operatorin ekonomik të depozitojë, apo të verë në dispozicion të një zyre doganore të vetme, një deklaratë doganore për mallrat të cilat paraqiten në një zyrë tjetër doganore brenda territorit të doganor.

Sipas  sqarimit që jep Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me anë të  zhdoganimit të centralizuar, biznesi  mund të zgjidhë një zyrë doganore si pikë kontakti të vetme për formalitetet ndërkohë që mallrat paraqiten fizikisht në çdo tjetër zyrë doganore hyrëse të territorit doganor, duke mundësuar thjeshtim dhe lehtësim të procedurave, ulje të kohës dhe shpenzimeve në transport, si dhe rritje të efektivitetit në shpërndarjen e mallrave.

Kjo procedurë  e thjeshtuar është vënë në zbatim në të gjitha vendet anëtare të BE – së. Për të ndihmuar në thjeshtimin e procedurave, vetëm pak  kohë më parë kanë  kaluar në sistem online të gjithë sistemin e vlerësimit të vlerës, çka pritet të  ketë një impaKt pozitiv të sipërmarrja, por edhe te ulja e nivelit të korrupsionit dhe burokracive në administratën fiskale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here