Qeveria është duke punuar me një projektligj për ta saktësuar pronën në zonën e caktuar, për t’i dhënë çmimin dhe vlerën reale sipas zonës.
Në datën 1 prill ky projektvendim do të kthehet në vendim dhe do të kalojë pranë bashkive, në koordinim me hipotekat ku janë të regjistruara pronat dhe qytetarët do të interesohen që, për çdo pronë që kanë, zëri kadastral për qytetin dhe për fshatin, do të vlerësohen me vlerën reale sepse kanë pasur një vlerë të përgjithshme.
Për shembull: në rast se qytetari ka një apartament me sipërfaqe 100 m2, dhe që quhet apartament i ri nëse është ndërtuar pas vitit 1993-1994, sepse apartamentet ndahen në dy kategori: ata që janë ndërtuar para vitit 1993, kryesisht me punë vullnetare nga ndërmarrjet dhe apartamente të reja të ndërtuara pas vitit 1993-1994 nga firma ndërtuese. Nëse kostoja e këtij apartamenti shkon 100 000 euro, atëherë taksa e apartamentit do të shumëzohet me 0,55% të vlerës, që do të thotë se qytetari paguan 55 euro në vit për këtë banesë.

Në rast se qytetari ka një banesë të vjetër, atëherë taksa do të llogaritet me këtë raport por do të zbritet 30% e shumës dhe diferenca që mbetet do të jetë taksa e apartamentit, për arsyen se këto apartamente kanë amortizim. Do të bëhet një grafik edhe për bodrumet, për garazhet, por gjithmonë duke u referuar te njësia apartament.

Qytetarët duhet të kenë kujdes që të orientohen drejt Bashkisë së Tiranës, ku do të marrin sqarimin më të saktë për këtë taksë. Duhet të kenë me vete një fotokopje të certifikatës, kartelën e pasurisë dhe kartën e identitetit. Në bazë të këtyre dokumenteve, specialistët japin shpjegimin për taksën reale që do të paguajnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here