Prezantohet nesër projekti IDEA Konkursi i Planeve të Biznesit i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të zhvillimit të bizneseve në Shqipëri.

Ky projekt i cili do të fokusohet kryesisht në inovacion dhe sipërmarrje synon  zhvillimin e aftësive sipërmarrëse mes pronarëve që duan të krijojnë biznese reja ose atyre që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre për të rritur konkurrueshmërinë në tregun kombëtar dhe Global. Gjatë këtij projekti do të krijohet edhe një rrjet i quajtur “Rrjeti i Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.”

Përmes projektit IDEA mund të përfitojnë rreth 1000 start-upe inovative në rritjen e kompetencave të tyre sipërmarrëse dhe aftësive për biznes. “Sfida IDEA” do të zbatojë metodologjinë CEFE për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri, e cila përfshin përvojën teorike dhe praktike në lehtësimin e zhvillimit të ideve si dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

Për të prezantuar idetë e tyre të biznesit para jurisë do të përzgjidhen 120 finalistë, persona të cilët kanë ngritur një biznes gjatë 2 viteve të fundit ose po planifikojnë të investojnë në rritjen e biznesit të tyre.

Fituesit e konkursit do të përfitojnë nga skemat e granteve dhe të aplikojnë për mbështetje financiare ose menaxheriale për të përmirësuar proceset e tyre të biznesit.

Ky projekt zhvillohet kuadër të bashkëpunimit të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here