Negociatat me Greqinë, Meta do konsultohet me ish-Presidentët për “Plotfuqishmërinë”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati i ka kërkuar plotfuqishmëri presidentit Ilir Meta për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë. Burimet kanë bërë të ditur se shkresa për informim i është dërguar dhe kryeministrit Edi Rama.
Por Presidenti Ilir Meta do të konsultohet me ish-paraardhësit e tij përpara se t’i japë plotfuqishmërinë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë. Burime nga Presidenca konfirmojnë se të marten në mbrëmje ka mbërritur kërkesa nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë dje në orën 8:00 të mëngjesit t Presidenti Meta ka pritur ish-Presidentin Nishani për t’u konsultuar.
Pritet që Kreu i Shtetit të konsultohet edhe me ish- Presidentët e tjerë këto 2 ditë.
Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.
Çështja e detit është dhe pika më e nxehtë mes të dy vende. Ka qenë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotsias i cili ka zbardhur një nga pikat për të cilën është gjetur marrëveshja në parim duke theksuar distancën 12 milje detare. Një pikë e tillë ka sjellë dhe reagime në Shqipëri duke u konsideruar jo në pak raste dhe shitje e detit. Teksa presidenti Ilir Meta në reagime të tij ka nënvizuar se do të shqyrtojë me kujdes çështjen dhe do të ndjekë bisedimet