San Remo dhe fati i emigracionit shqiptar në Perëndim – Nga: Artan Fuga

0
58

Nga: Artan Fuga

Në vëmendje të z. Pandeli Majko, ministrit për emigracion
————–

Nga pikëpamja e sociologjisë së komunikimit, pra e njerës prej shkencave, fitorja e San Remos nga djali me origjinë nga Fieri, përtej mbresave individuale, tregon:

  1. Shqiptarët e sotëm janë të asimilueshëm dhe të tretshëm me kulturën e tyre në qytetërimin e sotëm modern europian. Pse duhej kjo prova? Sigurisht, prova dhe testime duhen gjithmonë.
  2. Ka mbaruar faza e integrimit minimal të emigracionit shqiptar të valës së viteve ’90 në vendet europiane dhe perëndimore, çka u krye me sukses. Nuk ka të bëjë me gjendjen ekonomike të këtij emigracioni, por me faktin se ai është pjesë e shoqërisë perëndimore.
  3. Të gjitha pretendimet së në Shqipëri e ka fajin populli, kultura, tradita, dhe se politika varet prej tyre, dalin krejt pa baza, populli e ka genin kulturor kolektiv për t’u integruar dhe për të përvetësuar shoqërinë demokratike.
  4. Ka ardhur brezi i dytë i emigrantëve të valës së parë, pra fëmijët e tyre, çka përbën një dukuri të re sociologjike dhe kulturore. Ky brez ngrihet mbi shpatullat e prindërve të tyre dhe mund të sulmojë majat e kulturës, administratës dhe shoqërisë perëndimore.
  5. Përtej nacionalizimave dhe ksenofobisë në Europë kundër shqiptarëve si myslimanë, të dhunëshëm, agresivë, etj., atje ku ka performancë dhe ekselencë, të gjitha barrierat bien.
  6. Rreziku bëhet eminent sepse sikurse e tregon realiteti, i integruar rrënjësisht në shoqërinë perëndimore, shqiptari i gjeneracionit të dytë, i aftë të shpalosi vlerat kulturore dhe artistike sipas modelit të vendit pritës, humb cdo identifikim me kulturën e popullit të tij kur bën artin e vet. Pra gjen performim dhe liri përtej kulturës së vendit të tij. Në këtë pikë, në kushtet e sotme, sa më shumë brezi i dytë integrohet në kulturën europiane, me këtë valë ikjesh, aq më shumë ata akulturohen duke u zhveshur nga kultura artistike, arti, dhe trashëgimia kulturore shqiptare.
  7. Pêr cdo shqiptar të ri që integrohet në lartësitë e shoqërisë europiane, imazhi i keq i vendit të tij përbën një barrë dhe një frenim në arritjet e tij, i jep koston e një përpjekjeje më të madhe për të përballuar vështirësitë.

Shqipëria e sotme gur në qafë dhe peshë e rëndë në kurriz për brezin e ri që nuk ka rrugë tjetër veçse të integrohet në Perëndim, pasi kanë shkuar atje me familjet e tyre.

  1. E pamundur një ëndër kthimi për të gjitha ata talente në të gjitha fushat që kthimin në atdhe do të duhej ta paguanin me çmimin e dorëheqjes nga profesionet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here