Nga Faik Islami

Është e dukshme puna e Bashkisë së Tiranës, për rregullimin e trotuareve, të rrugëve dhe bordurat e rrugicave, në brendësitë e njësive, ish bashkiake.Qytetarët po përjetojnë një aktivitet të pandalshëm të njësive menaxhuese të vet Bashkisë, duke kryer punime, me një cilësi të admirushme. Pamjet e shumë rrugëve të brendshme, nuk po dallojnë aspak, nga të qyteteve evropiane. Mundet ta pohojme me gojën plot se Tirana jonë po kthehet në qytetin evropian.
Por kësaj dukurie, në përmirësim te vazhdushem, po i kundérvihet , në mënyrën më agresive, gërmuese, çarëse dhe vijzimesh me ca lloj sharrash prerëse të trotuarëve e rrugëve të asfaltuara, për mrekulli. Në këto lloj kanalizimesh e çarjesh, ai që e pëson është trotuari dhe rrugët, qytetari, publiku. Ata që përfitojnë, me siguri , mund te jenë firma të shumta private, që shtrijnë “ tentakulat e tyre” përfituese, duke shkatërruar pa asnje projekt paraprak, në kordinim me projekte të vet bashkisë. Mbetet shumë e saktë e thëna në popull, se pas asfaltuesave të bashkisë , rrinë gati ca kazmaxhinj, e sharrues , që “ masakrojnë “ rrugët e asfaltuara dhe trotuaret e sistemuar për bukuri. Kjo dukuri arkaike, mbetet e pafalshme.
Mirë se kryejnë masakrime të tille, punë që në se do parapriheshin nga studime dhe plane, për zbatim projektesh të njëkohshme, por ajo që masakrën e kthen edhe në shëmti, mbetet mbulimi i kanaleve té hapura dhe të çarjeve, pas shtrirjes linjave që u duhen për shtrirje biznesi , mbetet mbulimimi gjurmëve të …krimit! Dhe si janë bërë ato mbulime? Të shëmtuara, xhahile, as si për pllakë banjoje publike , në ndonjë fshat filifistuni. Sigurisht disa inxhiniere , ndjekës të punimeve a marrës në dorëzim të punës së kryer, meritojnë t’u hiqet allaminut licensa se tregohen mballomaxhinj e jo me syrin e arkitektit inxhinier. Ndaj, nëpërmjet mballosjeve xhahile, nga punëtor të pakualifikuar, për punë mbi kulturën urbane e atë qytetare, janë shëmtuar trotuaret. Besoj se nga një kontroll i imtë i gjendjes prej Bashkisë , do nxirreshin mësimet e duhura , që para se të kërkojë kush të ndërhyje me kazma, mbi një trotuar a rrugë qyteti, ta fotografojë dhe ta lerë fiks, siç e gjeti. Atje ku trotuari nuk është i cilësisë së mirë, ta leri siç duhet! Gjer sot kanaleve të hapura u hedhin nga tre katër mistri llaç beton dhe i kanë kthyer trotuaret e rrugët në shëmti urbane të paimagjinushme! E si qënka kaq e lehtë që për interesa të mirfillta biznesi, të masakrohet paraqitja e kulturës urbane, bukuria e Tiranës sonë? Në se për ato interesa do të lipsej të ndërhyhej, Bashkia mbetet e detyruar  t’ju vërë këmbët në njërën këpuce firmave turke, a të punimeve me xhahileri, mbi bukurinë urbane, krijuar me fondet publike. Pse kështu mbi mallin, si belik, kur këto firma do të duhej të bënin ” qindistari të vërtetë, ” për ta lënë rrugën a trotuarin, më mirë se si e gjetën e jo në shëmti mballomadhe , nga ndërhyrja e tyre. Por si është vepruar e po veprohet, kultura urbane po dominon si shëmti.
Në këtë kuadër lipset të trajtohet edhe mungesa e edukatës qytetare, që kanë kthyer trotuaret në “ mozaikun e mizerjes “nga çamçakizët e hedhur, pa pikën e kulturës , pasi materiali plastik  nuk tretet , por ndyn trotuaret, kthehet në vatra inkube, për infeksione të shumta. Ky fenomen, shihet vetëm në metropol e qytetet tona dhe në asnjë vënd tjetër të botës. Le të imagjinojmë sikur kinezët, japonezët, a indianët, t’i hidhnin mbetjet e çamçakizëve trotuareve, masa do arrinte male dhe pisllëkun mbi trotuaret, mbi terrenet, ku ecin të gjithë, përditë, madje  disa herë gjatë saj.
Mbase do duhet që sot e tutje të licensohen firma per informacione mbi projektet e realizuara, në mënyrë që cilido subjekt që kërkon një leje për ndërtim a ndërhyrje të ç’farëdolloji, të marrë informacionin e nevojshëm për gjthçka ka të mbuluara linja ndën atë terren. Kurse ndërhyrjet mbi trotuaret  të jenë me projekte të mirëfillta zbatimi, si gjer sot.

Themi se  ka ardhur koha për një ligj, me masa ndëshkuese , strikte, për këto masakra mbi kulturën urbane e atë qytetare.
Faik Islami

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here