Maksim Sinemati

Strategjia e re e Komisionit Evropian (KE) për Ballkanin Perëndimor (BP), “Perspektiva për zgjerimin e BE-së dhe angazhimi i rritur i BE-së në Ballkanin Perëndimor”,krijon idenë se dy vende të rajonit, Serbia dhe Mali i Zi, do të mund të jenë të përgatitur “potencialisht” qët’i bashkohen, para të tjerëve, BE-së deri në vitin 2025, ndërkohë që ajo u ofon një mbështetje më të përmirësuar katër anetarëve të tjerë të ardhshëm nga ky rajon që, sikurse dihet, ka qenë i përfshirë nga lufta dhe konflikte civile në vitet 1990. Por, sidoqoftë, është e qartë se politikanët e të gjashtë vendeve të BP-së, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë, duhet të bëjnë shumë përpjekje që, në vendet e tyre, të vendosin mbizotërimin e së drejtës e të ligjshmërisë, ta mposhtin korrupsionin, të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të ndërmarrin një serë ndryshimesh të tjera demokratike, vënë në dukje në “Politico” (kompani e madhe amerikane gazetarie) analistët e njohur politikë, Florian Eder dhe Endrju Grej, që, duke iu referuar strategjisë së lartprëmendur të KE-së për BP-në, theksojnëse “anëtarësimi në BE është shumë më tepër sesa një proces tekmik. Kjo është një alternativë e përgjithshme që mbështetet te vlerat bazë që secili vend duhet t’i përqafojë në mënyrë sa më aktive, duke përfshirë edhe politikën ejashtme dhe atë rajonale, për të cilat duhet të mësojnë edhe fëmijtë në shkolla”.

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council), ndërkohë, tregon ndryshueshmërinë e qëndrimeve të vendeve kandidatë potencialë për anëtarësimin në BE.

Kosovë, mbështetja e aspiratave eurointegrueseështë – rreth 90 për qind, 6 për qind – as mirë e as keq dhe të tjerët – nuk e dimë.

Shqipëri, kjo mbështetje është 81 për qind, 14 për qind – as mirë e as keq, 5 për qind – BE-ja nuk është ndonjë shoqëri e mirë dhe 1 për qind – nuk e dimë.

Maqedoni, mbështetja e mësipërme është 54 për qind, 33 për qind – as mirë e as keq, 11 për qind – kundër dhe 2 për qind – nuk e dimë.

Më poshë, vijnë dy vend ku mbështetja e eurointegrimeve është më pak se 50 për qind.

Malin e Zi, 44 për qind duan që vendi të bëhet anëtar i BE-së, 29 për qind nuk e përcaktojnë dot, nëse anëtarësimi është gjë e mirë ose gjë e keqe, 22 për qind – kundër dhe 6 për qind – nuk e dimë.

Bosnjë-Hercegovinë, rezultatet e anketës tregojnë paqartësinë dhe ndarjen e këtij vendi që, sikurse dihet, është ende një protektorat. Në favor të euroanëtarësimit është rreth një e treta, 31 për qind, ata që nuk e përcaktojnë dot -46 për qind, ata kundër – 18 për qind, kurse 4 për qind – nuk e dimë.

Më interesante është situata nëSerbi që nga përfaqësuesit e latë të KE-së konsiderohet si një nga dy vendet kryesore qëështë më afër BE-së, pasi po i përmbush kushtet gradualisht. Vetëm 26 për qind e të anektuarve në këtë vend duan që të bëhen “evropianë”, 37 për qind të papërcaktuar, 30 për qind – kundër dhe 6 për qind – nuk dimë. Strategjia e sipërpërmendur ka si synim definimin e kartës së“rrugës” për në BE, qëkur presidenti i KE-së, Zhan-Klod Junker, në shtator të vitit të kaluar, sinjalizoi ripërtëritjen e hapjes së BE-së për zgjërimin e BE-së. Më parë, BE-ja i shmangej pranimit të anëtarëve të rinj, për shkak të reagimeve negative të vendeve-anëtarë me të vjetra ndaj migrimit në rritje nga vendet më ekonomi të dobët që ishin bashkuar me BE-në. Por Junkeri dhe drejtuesit e tjerë të BE-së treguan një interesim të ri për Ballkanin Perëndimor, pjesërisht, edhe për shkak të ndikimit në rritje në këtë rajon të Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Kriza e refugjatëve e vitit 2015, kur qindra mijëra migrantë e refugjatë iu drejtuan Evropës Perëndimore përmes “rrugës ballkanike”, gjithashtu, i dha një rëndësi më të madhe Ballkanit Perëndimor për stabilitetin në BE. “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë historikë që ta lidhin fort dhe pa asnjë mëdyshje të ardhmen e vet me BE-në. Këto vende duhet të veprojnë më vendosmëri”, theksohet në strategjinë e lartpërmendur, të prezantuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini, dhe komsioneri evropian për zgjerimin, Johanes Han.

Në kuadrin e një nxitjeje të re në këtë drejtim, presidenti i KE-së, Zhan-Klod Junker, do të bëjë, së afërmi, një turne në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga data 25 shkurt, sikurse thuhet në qarqet diplomatike të Brukselit. Po ashtu, Bullgaria që ka presidencën e radhës të BE-së, e ka bërë Ballkanin Perëndimor një prioritet të saj, ndërkohë që Sofia do të jetë, në maj të këtij viti, mikpritëse e një samiti të BE-së dhe të vendeve të BP-së.

Në një intervistë të fundit në “Politico”, ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, vuri në dukje se samite të tillë duhet të mbahen më shpesh, duke theksuar se samiti i fundit mes BE-së dhe BP-sëështë mbajtur, më 2003, në Selanik. “Pesëmbëdhjetë vitejanë shumë”, theksoi Zaharieva, duke u shprehur në favor të mbajtjes së samiteve të tillë një herë në dy vite.

Strategjia e re e  KE-së sugjeron një mbështetje më të madhe nga ana e BE-së të vendeve të rajonit tonë në fusha të ndryshme, nga dërgimi i këshilltarëve të sigurisë të Europolit, realizimi i angazhimeve të reja investuese, krijimi i ndërmarrjeve të reja deri te realizimi i projekteve të përbashkët infrastrukturorë. Më 2018, investimet e përgjithshme të BE-së në rajon janë projektuar që të kapin vlerën – 1,07 miliard euro, më shumë sesa mesatarja e 10viteve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here