UT miraton kriteret e pranimit Koni: Mesatarja ndryshon sipas fakulteteve

0
99

Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019. Rektori Mynyr Koni sqaron se edhe këtë vit pranimet do të bëhen mbi të njëjtat kritere, që janë mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës.

Rektori UT-së, Mynyr Koni: “Në thelb kemi dy shtylla bazë, është mesatarja e 3 viteve, provimet e Maturës Shtetërore janë dhe grup lëndët sipas programeve të studimit, të cilat variojnë nga fakulteti në fakultet apo nga programi në program. Konkretisht, Fakulteti i Drejtësisë ka 50% pikëve është mesatarja e 3 viteve, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa 50% janë gruplëndët të cilat ka përzgjedhur ky fakultet për programin e drejtësisë”  

Pesha e mesatares së tre viteve varion nga një fakultet në tjetrin, sikurse edhe vlerësimi i lëndëve me zgjedhje.

Rektori UT-së, Mynyr Koni: “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 100% të pikëve mesataren e 3 viteve përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore. Fakulteti Histori-Filologji ka 80% mesataren e 3 viteve dhe 20% provimet e Maturës. Fakulteti i Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse. Fakulteti i Shkencave Sociale ka 50% të pikëve mesataren e 3 viteve, 40% të provimeve të detyruara të Maturës dhe 10% janë provimet me zgjedhje. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka 50% të pikëve që ndahen, kjo është risi në raport me fakultetet e tjera, 25% është mesatarja e 3 viteve, 25% provimet e Maturës, 50% janë gruplëndët sipas programeve të studimit”

Në dy vitet e fundit, qeveria ka vendosur notën 6 si kusht për të konkurruar në universitetet publike. Rektori Koni thotë se në Universitetin e Tiranës, mesatarja e studentëve të rinj ka qenë mbi 8. Një vit më parë në UT, u pranuan mbi 5600 studentë të rinj, parashikohet që kuotat të jenë në këtë nivel edhe për vitin e ardhshëm, nisur edhe nga kapacitet që kanë fakultetet.

Fakulteti i Drejtësisë

50% e pikëve mesatarja e shkollës

dhe provimet e Maturës

50% gruplëndët me zgjedhje

Fakulteti i Shkencave Sociale 

50% e pikëve mesatarja e 3 viteve

40% provimet e detyruara të Maturës

10% provimet me zgjedhje

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 

100% pikëve mesataraja e tre viteve

dhe rezultatet e maturës

Fakulteti Histori-Filologji

80% e pikëve mesatarja e 3 viteve

20% provimet e Maturës Shtetërore

Fakulteti i Ekonomisë 

50% të pikëve mesatarja e 3 viteve

50% gruplëndët për provimet me zgjedhje

Fakulteti i Shkencave të Natyrës 

25% e pikëve mesatarja e 3 viteve

25% provimet e Maturës

50% gruplëndët me zgjedhje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here