Nëse nuk e keni rënë dakord për të zgjedhur administratorin e pallatit, shumë shpejt do t’ua caktojë bashkia. Janë 19 kompani private që kanë shprehur interes për të administruar jo vetëm pallatet që kanë dështuar në këtë proces, por edhe komplekse të ndryshme apo objekte të ndërtuara para viteve 1990. Tarifat e mirëmbajtjes do të caktohen nga privatët, pas studimeve të kryera për zonën dhe aprovimin nga bashkia.

Mospagesat nga banorët do të shoqërohen me penalitete deri në gjykate. “Ka një studim të nxjerrë nga ne që i çuar kompanive, i cili bazohet në vlerat e tregut dhe kompania duhet të ecë mbi bazën e saj shine. Kompanitë kanë të drejtën që pjesën e tarifës që nuk kanë marrë, mund ta çojnë në Gjykatë Administrative dhe në përmbarim”, – tha për mediat  Erind Bejko, drejtori i përgjithshëm i bashkëpronësisë.

Për të mos pasur probleme me mbledhjen e tarifave, Bashkia e Tiranës do të kërkojë ndryshimin e ligjit për vendosjen e taksës së administrimit në faturën e ujit. 65% e pallateve në Tiranë janë në fazën e zgjidhjes së administratorit. Ndërkohë, 600 persona janë licencuar deri tani për këtë punë, ndërsa 300 pallate kanë dështuar në zgjidhjen e administratorit. Bashkia u sugjeron banorëve ta zgjidhin vetë administratorin, pasi në këtë rast nuk ndërhyhet për vlerën e tarifave të mirëmbajtjes, në të kundërt hyjnë në veprim kompanitë private dhe taksat e vendosura prej tyre.

Prej vitit 2009 është miratuar një ligj, i cili rregullon mënyrën sesi duhet të administrohen hapësirat e përbashkëta në pallate. Por, 8 vite pas miratimit të tij, Ti rana ende nuk ka të ngritur një sistem të mirëfilltë në këtë drejtim, ndërsa në shumë ndërtesa banorët refuzojnë të paguajnë tarifat e mirëmbajtjes apo pastrimit, duke reflektuar probleme e mangësi në ambientet e përbashkëta. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka ndërmarrë një proces rregullimi, çka sipas këtij dikasteri do t’i japë fund situatës aktuale. Me rregullimet ligjore, kjo tarifë do të jetë një titull ekzekutiv, ndërsa alternativa më e mundshme është përfshirja e saj në faturën e ujit.

Administrimi i përbashkët i ndërtesave, rregulluar së fundmi ligjërisht, synon të krijojë organizime qytetare dhe komunitare, që do të zgjidhin nëpërmjet aktivizimit të vetë banuesve dhe Bashkisë së Tiranës nevojat dhe problemet në ndërtesat ku banojmë. Për këtë duhet që të gjithë banorët e pallatit të organizohen në strukturat e përbashkëta për administrimin e ndërtesës, të përcaktojnë nëpërmjet tyre rregullat e bashkëjetesës dhe për përdorimin dhe mirëmbajtjen e përbashkët të ndërtesës.

Të gjithë banorët e pallatit bëhen pjesë automatikisht e Asamblesë së Bashkëpronarëve, e cila vendos për të gjitha çështjet kryesore të administrimit të përbashkët të pallatit. Kryesia që drejton këtë asamble menaxhon fondet e krijuara për administrimin e pallatit dhe përgjigjet përpara asamblesë për miradministrimin e pallatit. Kujdestari që caktohet nga vetë banorët kontrollon cilësinë e punës së administratorit dhe siguron mbështetjen për të gjithë banorët në kërkesat e tyre për administrimin e pallatit Administrimin e pallatit ku jetojmë nuk mund ta bëjë çdokush në mënyrë individuale.

Pallati, duke qenë një ndërtesë e përbashkët dhe pjesë të tij si oborri, themelet, shkallët, ashensori, tarraca etj., i përdorim bashkërisht edhe mirëmbajtjen e tyre duhet ta kryejmë bashkarish. Pikërisht për këtë fakt Bashkia e Tiranës harton një udhë- zues për krijimin e asamblesë së pallatit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here