Qytetarët e interesuar për të përfituar kredi të butë nga Bashkia e Tiranës me normë interesi të pandryshuar në 3 për qind, mund të nisin plotësimin e dosjeve pasi së shpejti pritet të hapen aplikimet.
Sipas vendimit aktual në fuqi të miratuar nga Këshilli Bashkiak, në total janë 19 dokumente që duhen paraqitur pranë zyrave të strehimit të Bashkisë, ku më penalizuese janë disponimi i një prone dhe mosplotësimi i të ardhurave të kërkuara apo tejkalimi i tyre.
Në këtë program janë parashikuar dy skema financimi, për kredi me afat 20 vjeçar dhe 15 vjeçar.
Sa i përket skemës së parë, një familje 1 deri në 3 persona duhet të kenë nga 39,543 lekë deri në 65,905 lekë të ardhura mujore, një familje me 2- 4 persona duhet të ketë 47,451- 79,086 lekë të ardhura, dhe një familje me 4- 6 persona duhet të arrijë pragun e të ardhurave nga 63,269-105,448 lekë në muaj dhe një familje mbi 5 persona duhet të ketë të ardhura në kufirin nga 79,086- 131,809.
Ndërsa për kredi me afat 15 vjeçar, me normë fikse 3 për qind, të ardhurat që duhet të plotësojnë individët duhet të jenë më të larta, ku fillojnë nga 49.238 deri në 164.128 lekë.
Dosjet e aplikuesve kalojnë për verifikim në Drejtorinë e Strehimit të Bashkisë dhe më tej kalojnë për miratim në Këshillin Bashkiak. Masa e përfitimit fillon nga 3.5 milion lekë me trend rritës në varësi të numrit të anëtarëve të një familje deri në 7.1 milion lekë.
Kush përfiton
Po cilat do të jetë kategoritë parësore të cilat do të përfitojnë nga programi i strehimit? Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë. Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare.

Familjet me shumë fëmijë. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç. Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi. Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret, ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr. 7652 datë 23.12.1992, “ Për privatizimin e banesave shtetërore”. Gjithashtu bashkia ka parashikuar edhe familjet të cilat do të përfitojë bonus strehimi nëse janë në njërën nga familjet emergjente. Në këtë grup përfshihen: Familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

Familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. Familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjeno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here