Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri sqaroi mekanizmin e ri të ndihmës sociale, që do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit.
Zv. Ministrja ka sqaruar të gjitha hapat që ndiqen në mënyrë që personat në nevojë ta marrin këtë ndihmë.
“Reforma në skemën e ndihmës ekonomike është një risi qe kapërcen kufijtë e përjashtimit dhe targeton më të varfrit, duke i dhënë pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë”, tha znj. Kospiri.
Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyrës së punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre.
Procesi me pas vijon me verifikimin e situatës në terren.
Kjo skemë u konceptua për të eliminuar subjektivizmin dhe abuzimet, si pasojë e të cilave, shumë familje nuk mund të përfitonin pagesën e ndihmës ekonomike. Nderkohë që familje të tjera e përfitonin pagesën PA TË DREJTË.
Pasi u pilotua në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, aktualisht skema e re e ndihmës ekonomike sapo ka nisur të shtrihet në 9 qarqet e tjera të vendit.
Nëpërmjet kësaj skeme nuk rritet artificialisht numri i përfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pagesës tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi i pagesës se mëparshme.
Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm aplikuesish të rinj, të cilët më parë, edhe pse ishin familje në nevojë, nuk mund te aplikonin, për shkak te kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër, te cilat sot janë hequr.
Por sigurisht që ka familje të cilat për shkak të mosarritjes së pikëve në sistem, nuk janë përfshirë në skemën e re edhe në rastet kur nuk janë abuzues.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here