Agjencia e Trajtimit të Pronave ka dhënë vlerësimin financiar për rreth 1500 dosje, të cilat i përkasin vitit 1997. Përfituesish duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në agjenci për të dorëzuar kërkesë për kompensim, konfirmimin nga ZVRPP-ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim), dëshmi trashëgimie, prokurë, deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifikimi dhe mandatpagese.VLERËSIMI FINANCIARNë ndryshimet që ka miratuar Këshilli i Ministrave përcakton që ATP-ja, për efekt të kompensimit dhe të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare, vlerë- son financiarisht vendimet duke u bazuar në vlerat e përcaktuara në hartën e vlerës dhe procedon si më poshtë vijon:a) Vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronë- simit, duke u bazuar në hartën e vlerës.b) Vlerëson financiarisht pronën e kthyer të kompensuar fizikisht, apo të përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit.ç) Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, më sipër.d) Zëri kadastral i origjinës së pronës përcaktohet duke u bazuar në dokumentacionin ligjor të administruar në dosje ose në mungesë të këtij të fundit, për përcaktimin e zërit kadastral do të përdoret harta e kohës së shpronësimit dhe në mungesë të saj, harta që është më e afërt me kohën e shpronë- simit.Në pamundësi objektive për përcaktimin e zëri kadastral, sipas kësaj shkronje, atëherë vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone.dh) Në rastet kur në hartën e vlerës mungon vlera e caktuar për zërin kadastral të origjinës, vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim vlera me të njëjtin zë kadastral, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë për referim në përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë.Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke përfshirë edhe vlerën e pronës së marrë sipas dispozitave për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë do të zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim. Për efekt të kësaj përllogaritjeje, vlerësimi i tokës bujqësore bëhet sipas hartës së vlerës së pronës”. DOKUMENTET1. Kërkesë për kompensim.2. Konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës, që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim).3. Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve.4. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.5. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditura apo persona të tretë në proceset për të cilat ata aplikojnë për kompensim. Janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë të paditur apo jo nga persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit, për të cilin ata aplikojnë.6. Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë të të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore.7. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare.8. Dokument identifikimi.9. Mandat pagese

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here