Brahimaj: Mjekët që nuk marrin kreditet nuk rinovojnë licencat

Në buxhetin e strukturave lokale shëndetësore ka një zë të veçantë që është për edukimin në vazhdim.

Sipas Presidentit të Urdhrit të Mjekut Fatmir Brahimaj, institucionet lokale duhet që të ofrojnë rreth 30 % të aktiviteteve të edukimit në vazhdim, pasi ato janë edhe me kosto më të ulët për mjekët.

Për të gjithë mjekët që nuk plotësojnë numrin e krediteve të kërkuara brenda një cikli 4 vjeçar nuk do të ketë rinovim të licencës së ushtrimit të profesionit.

Sipas Brahimajt edhe pse në ciklin e parë ka patur tolerime ndaj mjekëve për mos plotësimin e krediteve, tashmë duhet që çdo mjekë duhet t’i plotësojë pasi është një detyrim ligjor.

Edukimi në vazhdim i mjekëve është domosdoshmëri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore që të ofrojnë aktivitete të edukimit në vazhdim.

Çdo mjek duhet të plotësojë 120 kredite brenda një afati kohore prej katër vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *