Pritja e gjatë për marrëveshjen e koalicionit i lodhi të gjithë në Gjermani, por analistë vendas si Katharina Kroll e DW mendojnë se CDU-ja e Angela Merkel bëri më shumë lëshime se c`duhet. Merkeli pagoi një çmim të lartë thotë njohësja e mirë e politikës gjermane. socialdemokratët, sipas saj dolën më të fituar nga ç`pritej: Partia e drejtuar prej Martin Schulzit pësoi një disfatë historike në Parlamentarët e shtatorit, por tani po merr drejtimin e ministrive kyçe: Asaj të financës, ministrisë së jashtme dhe dikasterit të punës dhe çështjeve sociale.

Në Gjermani, shpjegon Kroll, kush drejton Ministrinë e Financave e mund të hapë dhe të mbyllë rubinetin, udhëheq praktikisht të gjithë politikën e qeverisë federale.

Ai që ka në dorë nga ana tjetër frerët e diplomacisë, Luan rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare dhe për këtë, korr brohoritje në Gjermani. Ministrat e Jashtëm janë gjithmonë politikanët më të preferuar në vend e postin e ri, e ka zënë Martin Schulz.

Sa për ministrinë e Punës, ajo i lejon socialdemokratëve formëzimin konkret të politikës në terren. Çfarë i mbeti koalicionit konservator CDU/CSU? CDU-ja ka kancelaren – dhe vetëm kaq.

Ajo, në opinionin e Kroll, nuk merr asnjë ministri vërtetë të rëndësishme. Vetë Schulz nga ana tjetër e rehabiliton kështu figurën e tij dhe kredibilitetin e cenuar.

Tani anëtarët e SPD-së duhet të miratojnë marrëveshjen e koalicionit, Çka do të thotë edhe katër javë të tjera pritjeje, por negociimi i Schulz e ka bërë miratimin më të mundshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here