Ekonomia informale e Shqipërisë është rritur përgjatë viteve 2014 -2015 sipas një studimi të posaçëm që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Të dhënat e Fondit tregojnë se në vitin 2015 ekonomia informale e Shqipërisë arriti në 26.2 për qind, teksa në vitin 2013 ky tregues ishte 25.6 për qind. Fondi ka gjetur se madhësia e ekonomisë në hije është rritur edhe pse qeveria shqiptare në vitin 2015 ndërmori një aksion të gjerë antinfomale .

Ekonomia informale e Shqipërisë arriti në minimumin e saj në 25.52 % në vitin 2012 ndërsa maksimumi i saj ishte në vitin 1990 me 43.1 për qind të saj. Por treguesi i mesatarizuar i ekonomisë së zezë sipas Fondit është 32.72%.

Sipas Fondit, renditet e 54 në botë për madhësinë e ekonomisë informale në raport më PBB, mirëpo disa vende afrikane të tilla si Gana, Nanbia, Bostuana renditen shumë më mirë se Shqipëria.

FMN ka publikuar rezultat në lidhje me ekonominë e zezë për periudhën 1990-2015 për 158 vende

Madhësia mesatare e ekonomisë hije në 158 vendet është 31.9 për qind, teksa Shqipëria e ka ekonominë gri mbi mesataren botërore.

Madhesia e informalitetit eshte më e lartë Zimbabve me 60.6 për qind dhe Bolivi me 62.3 për qind të PBB-së. Më e ulta eshte ne Austri me 8.9 për qind dhe Zvicra me 7.2 për qind.

FMN vlerëson se ekonomia e zezë për nga natyra është e vështirë për t’u matur, pasi gjetja e aktiviteteve në të zezë është e vështirë për tu zbuluar

Kërkesa për informacion në lidhje me ekonominë e zeze është rritur me kalimin e kohës e motivuara nga rëndësia politike dhe ekonomike.

Për më tepër, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik, duke përfshirë prodhimin zyrtar dhe jozyrtar të mallrave dhe shërbimet është thelbësore në hartimin e politikave ekonomike që i përgjigjen luhatjeve dhe ekonomike zhvillimin me kalimin e kohës dhe në të gjithë hapësirën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here