Vetëm disa ditë më parë qeveria miratoi VKM-në që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP, kanë afërsisht 200 vende të lira pune.

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame nëpërmjet deklarate në facebook sqaron se të gjithë kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dy kushte.

“Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

  1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
  2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:

– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;

– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;

– Gjeo-informatikë, diplomë Master.”

Spas Lames ka rinovim të kontratës vetëm për ata punonjës që e kanë justifikuar punën.

“Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.

Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here