Qirje Prokopis, bëj më mirë prokopi në vendin tënd… – Nga Ylli Dylgjeri

Nga Ylli Dylgjeri

Tonet e ashpra dhe kercënimet nacionaliste nga shtabi i forcave ajrore nuk na trembin qirje Prokopis, paçka se Ju thoni nuk ekziston çamëri e çështje çame.

Në tëre Thesprotinë e sotme, që në shqip quhet Çamëri, ka me qindra e mijra shtëpi e rrënoja që kanë një emer, kanë një zot, kanë një histori.

Kur shëtit i lirë në ato territore, autoktonët, pasi të njohin se je shqiptar, të ofrohen e të thonë në vesh: jemi çam! Janë banorët e hershëm që Ju po i quani sot “të ashtuquajtur” Çam.

Ashtu siç ka një histori konfrontimi, ka edhe një histori dëbimi e genocidi njerëzor mbi to. Edhe sot kur kalon në qafën e pazarit në Paramithi kanë mbetur gjallë pleq të rrjedhur grek, që me gotën e retsinës përpara tregojnë historitë makabre se si ja shqeva fytin me maqer çamit paramithiot. Këto janë historitë që shtyn ditën nacionalizmi pensionist te Ju.

Por…Ju duhet të jeni ndryshe. Ju jeni President i kohëve moderne. Mos na ktheni historitë e mizorive se boll kemi parë në mediat greke se si i torturuat e ju mbetën në dorë shqiptarët në burgjet Tuaja europiane.

Shqiptarët e lirë, shqiptarët europianë, nuk u tremben nga deklaratat e një brezi që vazhdon të konsumojë histori nacionaliste. Të mbajmë fqinjësinë e miqësinë qirje Prokopis.
Të tjerat t’ja lemë historisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *