Të gjitha nënat që sjellin në jetë një fëmijë, mund të përfitojnë nga leja e lindjes në rastet kur përmbushin kushtet e paracaktuara në ligj. Në manualin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore theksohet se punonjësja, që të ketë të drejtën e përfitimit, duhet të ketë 12 muaj periudha sigurimi për çdo rast barrëlindjeje. “Përjashtohet nga ky rregull rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve, nga data e lindjes së mëparshme”, – citon ISSH.

Kjo e fundit, gjithashtu, bën me dije se nëna duhet të jetë e siguruar në momentin e lindjes të kësaj të drejte. Periudha e përfitimit të pagesës shtrihet në 365 dite kalendarike, ku përfshihet një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijës.

“Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, për kujdesin ndaj fëmijës e ka dhe babai i siguruar kur këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nena.”,-nënvizon ISSH. Për të përfituar lejen e lindjes, përfituesja duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon raportet e lindjes, certifikatën e lindjes së fëmijës, certifikatën familjare, librezën e punës e formularin e bazës së vlerësuar neto të vitit paraardhës nga data e lindjes së të drejtës.

Pas paraqitjes së dokumentacionit, sektori i financës së subjektit e kalon te ALSSH. Kjo e fundit pas verifikimeve, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfitueses, ose në llogarinë e subjektit. Ndërkaq, përfituesja e vetëpunësuar, dokumentet e plotësuara do t’i dorëzojë direkt pranë ALSSH, ku dhe bëhen llogaritjet. Pagesa kryhet nga Sigurimet Shoqërore.

“Për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes, për gruan e punësuar është 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit nga data e lindjes së të drejtës; Për gruan e punësuar, për periudhën tjetër në vazhdim deri sa të plotësojë 12 muaj gjithsej sipas kushteve të përfitimit është 50 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto”, – citohet në manualin e ISSH-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here