Plagosja në Fier, nga pakujdesia. Arrestohet 27-vjeçari dhe e fejuara

Policia e Fierit ka zbardhur plagosjen me armë të 19-vjeçarit një ditë më parë, ngjarje e cila ka qenë aksidentale.

Sipas policisë Enea Hajderasi, 27 vjeç, ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri 19-vjeçarin R. Gj. Ndërkohë për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga dhe e fejuara e Hajderasit, L.M., 19 vjeçe.

Nga kontrolli i ushtruar në shptëinë e 27-vjeçarit dhe të fejuarës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *