Pensionet që nuk ndryshohen  edhe për 15 vite

Nga 1 janari i 2018-së ka ndryshuar edhe mosha e daljes në pension si dhe vitet e punës që ju duhen për të përfituar pension pleqërie. Mosha e daljes në pension është rritur me dy muaj për gratë, duke filluar nga data 1 janar. Duke filluar nga 2015-a, gratë e marrin pensionin e pleqërisë dy muaj më vonë.

Në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj. Rritja e moshës së pensionit për gratë do të vijojë çdo vit me dy muaj, deri në vitin 2057, kur gratë të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Në vitin 2019 gratë do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj.

Për burrat mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë deri në vitin 2033. 65-vjeç është mosha e daljes në pension për burrat, e cila parashikohet të mos ndryshohet edhe për 15 vite.

Vitet e punës
Përveç moshës së pensionit, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës që ju duhen për të përfituar pension të plotë. Nga 1 janari burrave iu duhen 36 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Prej vitit 2015 vitet e punës që iu duhen për pensionin e pleqërisë, rriten me 4 muaj çdo vit.

Vjetërsia në punë do të rritet derisa çdo qytetarë ti duhen 40 vite punë për pensionin e pleqërisë. Edhe për gratë parashikohet rritja e viteve të punës që duhen për pensionin e plotë. Ashtu si burrat, gratë do t’ju duhen 4 muaj më shumë kontribute për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë.

Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

– Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive. – Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension i reduktuar
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *