Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur për median thotë se PD ka kërkuar votim elektronik me shenja gishtërinjsh në qendrën e votimit, jo në isstem online siç thotë PS.

“Votimi elektronik është prioritet. PS gënjen kur flet për votim online. Ne kemi kërkuar votim elektronik në shenja gishtrinjsh në qendrën e votimit, jo në sistem online. Edhe ndërkombëtarët e mbështesin si zgjidhje nëse bëhet shpejt”, thotë Bylykbashi.

Ai deklaroi se PS nuk do të pengojë reformën zgjedhore, dhe se “zgjedhje me kriminelë nuk do të ketë.

“Po punojmë së bashku për planin e punës dhe ecjen në disa drejtime nga votimi, financimet, mbulimo mediatik deri tek vota e emigrntëve. Ps nuk do ta bllokojë dot reformën zgjedhore, në fund fare do detyrohet të votojë siç votoi dekriminalizimin. Zgjedhje me kriminelë nuk do ketë”, u shpreh deputeti i PD-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here