TVSH-ja tek biznesi i vogël, Tatimet: Si të mbani librat e shitjes dhe blerjes kur bëni deklarimin

0
48

Ndryshimet ligjore që ulën shkallën e regjistrimit të biznesit të TVSH  në 2 milionë lekë pritet të fusin në sistem me mijëra biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një udhëzues me të gjitha detajet që duhet të dijë një biznes i ri që regjistrohet në TVSH duke nisur nga regjistrimi pas hapjes së aktivitetit, tek mbajtja e librave të shitjes dhe blerjes, rastet kur bëhet zbritje TVSH-je apo edhe detyrimin e kuponit tatimor.

Deklarata e TVSH-së

Deklarata e TVSH-së për çdo person  të tatueshëm sipas Tatimeve  “përmban informacionin lidhur me vlerën e tatueshëm (në shitje), vlerën e TVSH-së në shitje, vlerën e TVSH-së që mund të zbritet, vlerën e TVSH së për t’u paguar, si diferencë e TVSH në shitje me TVSH e zbritshme. Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar te Fitimit me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë, deklarimi i TVSH-së do të jetë për periudhë tatimore mujore dhe duhet të dorëzohet cdo tre muaj brenda dates 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës (jo më vonë se datat 14 korrik,14 tetor,14 janar,14 prill).”

LIBRI I BLERJEVE DHE LIBRI I SHITJEVE.

Tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë, kanë detyrimin që të mbajnë libra shitje dhe blerje dhe te regjistrojnë përkatësisht faturat e shitjes dhe blerjes, përgjatë një periudhe tatimore mbi bazën e totalit të të cilëve llogaritet dhe TVSH.

LIBRI I BLERJEVE.

Libri i blerjeve është i detyrueshëm të mbahet nga të gjithë personat e regjistruar për TVSH. Ai tregon numrin e identifikimit(NIPT), emrin e personit të tatueshëm, muajin(periudhën tatimore) për të cilën deklarohet.

Në të regjistrohen çdo transaksion blerjeje me faturë tatimore brenda vendit apo importit. Konkretisht të dhënat e faturës që paraqet transaksionin, data e lëshimit të faturës, numri rendor i faturës, numri serial i faturës, të dhënat e deklaratës së importit, emri i shitësit dhe numri i identifikimit të tij (NIPT).

Blerjet regjistrohen në vlerë totale, e cila përfshin edhe TVSH (në qoftë se ka) si dhe të ndara në blerje me TVSH dhe në blerje me TVSH jo të zbritshme ose pa TVSH.

Blerjet me TVSH regjistrohen të ndara në importe dhe blerje brenda vendit. Për çdo blerje me TVSH personi regjistron vlerën e tatueshme dhe TVSH që i korrespondon kësaj blerje.

LIBRI I SHITJEVE

Libri i shitjeve është i detyrueshëm të mbahet nga të gjithë personat e tatueshëm. Ai tregon numrin e identifikimit dhe emrin e personit të tatueshëm, si dhe muajin(periudhën tatimore) për të cilën bëhet deklarimi.

Në të regjistrohen për çdo transaksion shitjeje, klienti dhe të dhënat e faturës që paraqet transaksionin. Në librin e shitjeve regjistrohen data e lëshimit të faturës, numri rendor i faturës, numri serial i fatures dhe numri I deklaratës doganore kur mallrat eksportohen, emri i klientit dhe numri i identifikimit të tij(NIPT).

Në të regjistrohet vlera totale e transaksionit përfshirë TVSH (nëqoftëse ka). Shitjet regjistrohen të ndara në: • shitje të tatueshme me TVSH 20%; • shitje me TVSH zero%, eksporte • shitje të përjashtuara ( të cilat ligji i kategorizon sitëpërjashtuara nga TVSH).

Për shitjet e kryera e justifikuara me kupon tatimor, në librin e shitjes hidhet shuma totale e arkëtimeve,rezultuar nga vlera totale e regjistruar në mbylljen e ditës së punës.

Për çdo shitje të tatueshme regjistrohen vlera e tatueshme dhe TVSH e zbatuar mbi të.

DORËZIMI I LIBRIT TË BLERJES E SHITJES.

Librat e blerjes e të shitjeve, do të jenë dhe do të mbahen për një periudhë tatimore mujore.Ato dorëzohen elektronikisht cdo tre muaj,brenda datës 10 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës ( jo më vonë se datat 10 korrik, 10 tetor,10 janar,10 prill).

KUFIRI I REGJISTRIMIT NË TVSH

Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik. Për të përcaktuar kufirin e regjistrimit për TVSH-në, është I rëndësishëm përcaktimi i qarkullimit të realizuar nga personi i tatueshëm.

Qarkullimi llogaritet në baze të çmimit total që paguan blerësi. Nuk merren parasysh kur llogaritet qarkullimi gjithsej, shitjet e aktiveve (makineri, mjete transporti, etj) të personit të tatueshëm, që konsiderohen si aktive të biznesit të tij, pra nuk mbahen me qëllim për t’u shitur.

Rregull për personat që regjistrohen në TVSH, pasi kanë kaluar pragun e regjistrimit Personi i tatueshëm i cili kalon kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së dhe për pasojë i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së, ka të drejtë që në muajin e parë kur bëhet person i tatueshëm i regjistruar, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim, mallra këto me qëllim për t’u shitur, për të cilat do të llogarisë TVSH në shitje.

Kushtet që duhet të plotësohen për të ushtruar këtë të drejtë janë si më poshtë:

mallrat do të shërbejnë për kryerjen e furnizimeve të tatueshme(jo të përjashtuara) që kanë të drejtën e zbritjes.

personi i tatueshëm duhet të përpilojë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve.

Ky inventar duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së dhe të jetë i evidentuar në regjistrat dhe kontabilitetin e personit të tatueshëm.

SHKALLA TATIMORE

Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 përqind.

Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat e hotelerisë dhe është 6 përqind. Detyrimi për të lëshuar kupon tatimor/faturë tatimore me TVSH

KUPONI TATIMOR

Personat e tatueshëm që shesin mallra, apo ofrojnë shërbime, me para në dorë, lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion, në të cilat mbi vlerën e mallit të shitur apo shërbimit të kryer duhet të zbatojnë :

► TVSH në shkallën standarte prej 20% ose,

► TVSH në shkallën e reduktuar prej 6%, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit.

Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, për herë të parë, komunikon me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH , për qëllim të lëshimit të kuponit tatimor me TVSH;

FATURA TATIMORE

Fatura lëshohet në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit. Ajo plotësohet në tre kopje, nga të cilat njëra i jepet blerësit. Fatura përmban midis të tjerash, informacion lidhur me identitetin e shitësit e blerësit, NIPT-et e tyre, datën e lëshimit të faturës, numurin unik serial,vlerën e tatueshme të furnizimit, TVSH e zbatuar mbi këtë vlerë, vlerën totale të furnizimit përfshirë TVSH, etj.

Kujdes : Lëshimi faturës tatimore është i detyrueshëm :

për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë ;

kur blerësi individ kërkon vetë një faturë tatimore ;

për transaksione midis personave tregtarë (bizneseve me njeri-tjetrin).

■ Faturat tatimore me TVSH merren pranë drejtorive rajonale tatimore të juridiksionit të personit të tatueshëm.

MOMENTI I KËRKIMIT TË TATIMIT

Momenti i kërkimit të tatimit është momenti në të cilin shitësi I mallrave apo kryerësi i shërbimit detyrohet të lëshojë faturën.

TVSH-ja bëhet e kërkueshme atëhere kur kryhet furnizimi i mallrave ose shërbimet janë kryer, moment në të cilin shitësi është i detyruar të lëshojë faturë tatimore me TVSH.

Nëqoftëse shitësi mer një pagesë(arkëton një paradhënie) para se të kryhet furnizimi i mallit ose para se të kryejë shërbimin, TVSH-ja bëhet e kërkueshme në momentin e arkëtimit të shumës së paguar, moment në të cilin shitësi është i detyruar të lëshojë faturën tatimore me TVSH.

Kur bëhet furnizimi faktik i mallrave apo i përfundimit të shërbimit,lëshohet përsëri një faturë tatimore me TVSH, ndërkohë që korrigjohet(zbritet) në librin e shitjeve TVSH që i takonte paradhënies.

ZBRITJA E TATIMIT

Personi i regjistruar për TVSH gëzon të drejtën që të zbresë nga TVSH-ja e llogaritur, shumat e :

– TVSH-së paguar prej tij, për blerjet e mallrave dhe shërbimeve që i janë furnizuar nga ana e një tjetër personi të regjistruar në TVSH;

– TVSH e paguar në doganë për mallrat e importuara prej tij në Shqipëri.

■ Që të mund të ushtrojë të drejtën e zbritjes së TVSH-së, personi i regjistruar për TVSH duhet :

– Te zoteroje nje fature tatimore me TVSH për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve që i janë furnizuar atij, brenda vendit;

– Për zbritjen e TVSH-së, lidhur me importimet e mallrave, duhet të zotërojë një deklaratë doganore që provon importimin.

Kujdes. Nëse personi i tatueshëm nuk kryen zbritjen e TVSH-së në muajin në të cilën i lind e drejta e zbritjes, ai mund ta zbresë këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në një nga muajt pasardhës, por jo më vonë se 12 muaj,përfshirë muajin e lëshimit të faturës.

Pas 12 periudhave regjistrohet në librin e blerjeve si “ blerje me TVSH jo të zbritshme”.

■ Nuk lejohet zbritja e TVSH-së për : • shpenzimet e karburantit të çdo lloji, i përdorur për autoveturat;

shpenzimet për blerjen apo riparimin e autoveturave ;

  • shpenzimet për udhëtime e dieta, strehimin në hotele, veprimtari

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here