Shqipëria ikin nga Observatori i Transportit, nënshkruan traktatin me BE dhe rajonin – Sa kushton kuota e anëtarësimit

0
19

Javët në vijim, parlamenti pritet të ratifikojë traktatin që themelon Komunitetin e Transportit. Në të marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ndërsa vetë traktati synon të zhvillojë rrjetet e transportit rrugor, hekurudhor dhe detar mes palëve anëtare.

Nënshkrimi i këtij traktati nga ana e Shqipërisë nënkupton zëvendësimin e Observatorit të Transportit në Europën Juglindore, i cili nuk do të funksionojë më pas nënshkrimit nga të paktën 4 vende të Ballkanit.

Ashtu si në organizatën pararendëse, Komuniteti i Transportit do të ketë një buxhet vjetor (1.3-1.6 milionë euro), i cili do të mbulohet me kontributet e vendeve anëtare. Kontributi i Shqipërisë përkon me 3.2% të këtij buxheti, çka do të thotë se është në rrezen e 41.600-51.200 eurove, një shifër e ngjashme me kontributin aktual në Observator.

Parimi mbi të cilin do të bazohet Komuniteti i Transportit është integrimi i tregjeve të transportit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës në tregun e transportit europian. Kjo nënkupton përshtatjen e të gjithë kuadrit ligjor në fushat e standardeve teknike, ndër-funksionimin, sigurinë, politikën sociale, menaxhimin e trafikut, prokurimin publik dhe mjedisin, për të gjitha format e transportit me përjashtim të transportit ajror.

Ndër të tjera, si obligim nga ratifikimi i traktatit, palët duhet të lehtësojnë procedurat administrative doganore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here