Bashkia e Tiranës në dhjetor hodhi idenë për blerjen e shtëpisë së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli dhe atë të Ismail Kadaresë. Projekt vendimi është tashmë gati, pritet vetëm miratimi në mbledhjet e radhës së Këshillit bashkiak në Tiranë. Dy apartamentet e 2 shkrimtarëve të mëdhenj do të kthehet në shtëpi muze.

Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për ti kthyer në shtëpi muze, një destinacion jo vetëm për turistët vendas por edhe ata të huaj.

“Dy shtëpitë e tyre janë dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua përballë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Pritet që këto dy shtëpi të kthehen në vendet më të vizituara pasi interesimi ka qenë i madh nga ana e qytetarëve.

Sipas administratës së Bashkisë, ky pozicion i favorshëm krijon mundësinë e përfshirjes së tij në itineraret dhe guidat e operatorëve turistikë mbi Tiranën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here