Procedura  e re për tapitë e pronave, si do bashkëpunojë ALUIZNI me Hipotekën    

0
24

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale bën të ditur se për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje me ndryshimet e fundit në ligj do të bashkëpunojë ALUIZNI dhe ZRPP-ja pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi.

Hipoteka bën gati certifikatën e pronësisë brenda 15 ditëve nga momenti i administrimit të dosjes.

Tapitë
ALUIZNI dorëzon në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila më pas kryen verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastrale ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar.

Kërkesa për informacion, për verifikimin e gjendjes juridike të pronës (statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPP-së, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimit faktik në terren (data e

“Procesverbalit të evidentimit në terren”) dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik. Ndërkohë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 15 ditëve nga administrimi i kërkesës, dërgon informacionin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen: të dhënat mbi pronarin e pasurisë, hartën kadastrale, në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat.

Në VKM është sanksionuar se kur ZVRPP-ja nuk dërgon informacion, ALUIZNI vijon procedurat administrative për legalizimin e ndërtimit, duke kërkuar regjistrimin e tij.

Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentacionin që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall “shtet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here