ISSH: Kur dalin në pension burrat sipas ligjit të ri. Ja si fitohen pensionet e parakohshme

0
46

 

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore  personat, të cilët përfitojnë nga pensioni i parakohshëm i pleqërisë, do të kenë një ulje të pagës me 0.6% çdo muaj të përfitimit të pensionit. Përfituesit e këtyre pensioneve të parakohshme janë meshkujt 62 –vjeç dhe femrat 57 –vjeç.

Të gjithë ata që kërkojnë të marrin këtë pension duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim me motivacionin si dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili është po i njëjtë me dokumentacionin e pensionit normal.

Pension të parakohshëm nuk përfitojnë ato shtresa, të cilat janë të vetë punësuara dhe paguajnë sigurime shoqërore në mënyrë, që të përfitojnë pension të plotë.

Mosha e daljes në pension për gratë është rritur me dy muaj, duke nisur nga 1 janari i këtij viti, duke shkuar në 60-vjeç e tetë muaj, ndërsa burrat përfitojnë pension sapo mbushin 65 vjeç. Në zbatim të reformës së pensioneve, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës për pension të plotë.

Nga 1 janari i 2018-së ka ndryshuar edhe mosha e daljes në pension si dhe vitet e punës që i duhen grave për të përfituar pension pleqërie. Mosha e daljes në pension është rritur me dy muaj për gratë. Në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj ndërsa për burrat pensioni përfitohet sapo të mbushen 65-vjeç, me përjashtim të rasteve të punëve të vështira, që e përfitojnë në moshën 62-vjeç e 6 muaj.

Ali Emini, zv/Drejtor i ISSH tha: Të gjitha gratë që do dalin në pension gjatë vitit 2018, nuk do të dalin më në moshën 60-vjeçare, për ato gra që kanë punuar në punë të thjeshta, por do të dalin në moshën 60-vjeç e 8 muaj. Mjafton që ato të kenë 15 vite punë sigurimi dhe pastaj për çdo vit që ka më shumë sesa 15 vite, pensioni do të jetë më i lartë sesa pensioni më i ulët i mundshëm. Burrat që kanë punuar në punë të vështira mbi 24 vjet e 1 muaj dhe kanë një vjetërsi të përgjithshme pune mbi 36 vjet e 4 muaj, mund të dalin në pension në moshën 62-vjeç e 6 muaj në vitin 2018. Ndërsa të gjithë të tjerët që kanë bërë punë të zakonshme, do të dalin në pension në moshën 65-vjeç. Në Shqipëri çdo vit dalin në pension rreth 36 mijë persona.

Përveç moshës së pensionit, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës që ju duhen për të përfituar pension të plotë. Nga 1 janari burrave iu duhen 36 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Rritja e moshës së pensionit për gratë do të vijojë çdo vit me dy muaj, deri në vitin 2057, kur gratë të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Për burrat mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë deri në vitin 2033. 65-vjeç është mosha e daljes në pension për burrat, e cila parashikohet të mos ndryshohet edhe për 15 vite.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here