Ekstradohet në Itali financieri i Habilajve 

0
27

Nezar Seiti, i dyshuar si personi me kujdesej per financat e grupit te narkotrafikut, Habilaj, u ekstradua në Itali.

Seitaj deri në momentin e ekstradimit ndodhej në masën e sigurisë me burg për llogari të drejtësisë shqiptare, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por paralelisht me hetimet në Shqipëri, Seiti ka një proces edhe në Catania të Italisë për trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike. Në 23 dhjetor të vitit te kaluar, Gjykata e Tiranës kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Itali, kërkesë me të cilën ishte dakord edhe vete i akuzuari.

Prokuroria e Catanias e cilëson Nezar Seitin, nga Babica e Vlorës si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit Habilaj në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare ndaj kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet në vendin fqinj.

Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në një operacion ku u kapën 4 ton kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here