IKJA E SHQIPTAREVE PAS VDEKJES SE SKENDERBEUT – Nga Gaqo Apostoi

0
17

 

10 vjet pas vdekjes se Skenderbeut Shqiperia u pushtua nga ushtrite e peramdorise turke dhe shqiptaret filluan braktisjen e atdheut te tyre, per te shpetuar nga raprezaljet mizore te pushtuesit te huaj.

Sot, 550 vjet pas vdekjes se Skenderbeut, shqiptaret vazhdojne ta braktisin ne shumice atdheun e tyre, per te shpetuar vetveten dhe familjet e tyre nga varferia e pamundesi te shumta, nga politikat represive qeverisese te qeverive te ketij tranzicioni pafund, te cilat gjithnje e me shume po uzurpohen nga korrupsioni galopant, nga kanabisi/trafiku i droges/, nga inkriminimi thuajse total i politikes dhe i parlamentit…

Nga Gaqo Apostoi

Vargmali i njerëzve u nis që pa gdhirë
Mes një mjegullnaje shpirti të trazuar.
Vigani i gjakosur kërkonte botë të lirë,
Të prehej në paqe, jo i skllavëruar.

U ndal buzë detit vargmali njerëzor,
Mbi burrat shkëmborë thyheshin dallgët.
Zemrat e trimave u çanë në kraharor,
Nga gjoksi i grave u nisën kujet, këngët.

Ra në gjunjë vigani tërë madhështi,
Me dhimbje nga toka morri një grusht dhè.
Zemrat, kujet, këngët kërkonin liri,
Nga qielli hënë e zbehtë i ndiqte nëpër re.

Anija e huaj rrëshqiste përmbi valë,
Burrat nëpër grushte ende shtrëngonin dhè.
Me një gjysmëzemër në gjoksin tërë plagë,
Me një gjysmëkëngë mbetur në More.

Shqipëri e rralluar nuk mbeti qyqe.
Fëmijët që lindi në vendin përkarshi,
U rritën të mirë në të rejat fole
Oh, emrin s’ia harruan, e mbajtën në gji.

Vargmali i shkëputur në rrokopujë të kohës,
Nuk u tret harruar, larg në ndonjë ishull.
U përfshi sërish në hatarat e botës
Vargmali njerëzor, veçse ndërroi gadishull.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here