Agjencia për Trajtimin e Pronave ka publikuar procedurën e re si do bëhet vlerësimi dhe trajtimi i dosjeve online nga të gjithë aplikuesit. Ish pronarët duhet ta ndjekin procedurën tashmë online në portalin “E-Albania”. Koha për shqyrtimin e kërkesës do të jetë 30 ditë dhe ish pronarët nuk do të paguajnë për shërbimin.

Trajtimi i dosjes
Shërbimi elektronik “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për takime ose ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga Agjensia e Trajtimit të Pronave (ATP).

Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë ATP, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Nëse përgjigja është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë ai njoftohet se duhet të paraqitet pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave për ta tërhequr atë. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portal)
– Formulari i aplikimit për takime dhe ankesa
– Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme

Hapat e procedurës
– Logohuni si qytetar në portalin e-Albania
– Zgjidhni shërbimin “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP”
– Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme.
– Klikoni butonin “Dërgo”
– Specialisti i i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun bën shqyrtimin e aplikimit dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit të nënshkruar në mënyre dixhitale ose me postë në hard copy, në varësi të kërkesës së aplikantit. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit: 30 ditë. Kostot: Pa pagesë

Shërbim elektronik “Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për të marrë informacion në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga Agjencia e Trajtimit të Pronave(ATP).

Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës Juridike, pranë ATP-së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail , si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania. Nëse përgjigjja është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë ai njoftohet se duhet të paraqitet pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave për ta tërhequr atë.

Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail. Dokumentacioni i nevojshëm – Dokument identifikimi; kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t’u loguar në portal) – Formulari i aplikimit për informim në lidhje me ecurinë e dosjes – Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit: 30 ditë. Kostot: Pa pagesë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here