Në katër vite është ulur me 3.2 miliardë lekë fondi për kompesimin e ish të përndjekurve sipas opozitës. Në një dalaje për mediat nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Jorida Tabaku u shpreh se vendimi për të mos dëmshpërblyer familjet e ish-të përndjekurve politikë është persekutimi dhe poshtërimi i dytë për ish-të përndjekurit. Tabaku është shprehur më tej se nga 2009 në 2013 me fondin prej 9.3 miliardë lekë janë dëmshpërblyer më shumë se 62 mijë ish të përndjekur.

“Partia Demokratike nuk mundi të shlyejë detyrimin e plotë financiar ndaj të gjithë të përndjekurve, sepse ne vendosëm dëmshpërblimin më të madh të mundshëm për ta. Por nga  viti 2009 deri në vitin 2013, me  9.3 milliard lekë u dëmshpërblyen 62 mijë e 269 ish të persekutuar dhe familjarë të tyre. Pas vitit 2013 qeveria ka dëmshpërblyer financiarisht 43 mijë të përndjekur më pak”, tha Tabaku.

Ngrirja e  fondit të dëmshpërblimit  për 13 mijë familje, të cilëve ligji u jep të drejtën  e dëmshpërblimit, sipas Tabakut nuk po bëhet për mungesë parash.

“Qeveria nuk po e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet. Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës.Qeveria ka para, sepse vetëm për konçesionin e dështuar të check up-it në shëndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro”, u shpreh Tabaku.

Më tej deputetja e Partisë Demokratike u ka bërë  apel të gjithë ish të përndjekurve politik që ti bashkohen opozitës në protestën e 27 janarit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here