Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur sot afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

MSH ka bërë të ditur se aplikimet do të mbyllen më 1 shkurt. Sipas ministrisë, nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere qendrat shëndetësore dhe spitalet publike- Portali “Infermierë për Shqipërinë”.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në platformën www.inferimierepershqiperine.al

Aplikimet do të mbyllen me datë 1 shkurt. Sipas ministrisë, nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere qendrat shëndetësore dhe spitalet publike- Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent.

Infermierepershqiperine.al  Eshtë porta që i hapet çdo infermieri, kudo në Shqipëri, për të gjetur një vend pune, bazuar në dijet dhe meritat.

Por si do të funksionojë kjo platformë? Cdo i interesuar mund të klikojë

www.infermierepershqiperine.al

Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:

–       Regjistrohu

–       Ngarko dokumentat

–       Kërko vendet vakante

–       Apliko

Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale.

Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim.

Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:

– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

–  Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.

Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here