Maksim Sinemati

 

Ligji për Gjuhët, pavarësisht nga debatet e shumta dhe kundërshtimet kokëforte të partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, deri vitin e kaluar në pushtet prej më shumë se 10 vitesh, u miratua, në fund të javës së kaluar, në parlamentin e Maqedonisë, pasi në favor të tij votuan 69 deputetë, duke e kaluar, kështu, pengesën e parë serioze, ndërkohë që, tani, “dritën e gjelbër” këtij ligji duhet t’ia japëedhe presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, që duket i pavendosur, pasi dihet se ai është VMRO-DPMNE-ist. Sipas ligjit të miratuar, gjuha shqipe, si një gjihë që e flasin më shumë se 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë, do të përdoret, pa asnjë dallim, krahas asaj maqedonase sllave, në të gjithë institucionet qeveritare dhe shtetërore, përfshi qeverinë dhe parlamentin maqedonas. Kjo, në fakt, është një fitore historike e madhe e arritur me shumë mund dhe këmbëngulje nga shqiptarët e Maqedonisë, kësaj here, në organin më të lartë legjislativ të vendit, ku ky ligj mori edhe “vulën” përfundimtare.

Sidoqoftë, tani, lidhur me zbatimin e këtij ligji, ngrihet shumë çështje, duke mos marrë parasysh aspak pretendimin e opozitës (kryesisht të VMRO-DPMNE-së) se ky ligj është “antikushtetues”dhe se ai del jashtë kuadrit të Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, ligji për gjuhët e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni, u miratua me shumë vonesë dhe ai është sintezë ose vektor përmbledhës i Marrëeshjes së Ohrit që, edhe psenuk e përmend konkretisht këtë ligj, ajo me frymën e saj i hap rrugën këtij ligji mjaft të rëndësishëm, pasi, prandaj edhe kjo Marrëveshje e Ohrit quhet Marrëveshje Kornizë, duke lejuar që në të ardhmen ajo të plotësohet dhe të përmirësohet akoma më shumë.

Sidoqoftë, kureshti ngjall pyetja e përgjithshëme sesi do të zbatohet në praktikë Ligji i mëspërm për Gjuhët? Në fakt, qysh të nesërmen e votimit të këtij ligji në parlament, në qendër të Shkupit, por edhe edhe disa pjesë tij, u ngritën tabela udhëzuese trigjuhëshe, në maqedonisht, shqip dhe anglisht, pra, pa pritur që ky Ligj të publikohet në “Fletoren zyrtare”, pa përmendur këtu faktin se presidenti i vendit, Ivanov, nuk e ka firmosur ende ligjin në fjalë, ndërsa ka në dispozicion shtatë ditë që ta bëjë ose jo këtë gjë. Pra, tabelat e mësipërme trigjuhëshe, tani për tani, në njëfarë mënyre, përbëjnë reagimin e parë “material” ndaj miratimit të Ligjit për Gjuhët që u miratua, me procedurë të përshpejtuar në parlamentin maqedonas, nën kujdestarinë e bashkësisë ndërkombëtare.

E gjithë frika dhe shqetësimi i opozitës, sidomos, i partisë së qendrës së djathtë, VMRO-DPMNE-së, dhe të ekspertëve juridikë dhe konstitucionalistë që janë anëtarë, simpatizantë ose kanë afrimitet me partinë e sipërpërmendur, kanë lidhje me motive nacionaliste të theksuara se gjuha maqedonase sllave, me miratimin e Ligjit për Gjuhët, po fillon të humbasë primatin dhe rolin e saj kryesor në të gjithë territorin e Maqedonisë, si edhe si një gjuhë e përbashkët e pjesëtarëve të të gjitha bashkësive etnike që përbëjnë Maqedoninëshumetnike. Në fakt, deri më tani, qeveritë maqedonase mburreshtin se vendi i tyre është një shoqëri multietnike, ku të të gjitha bashkësitë etnike kanë te drejta të barabarta, por, ama, kur puna vinte tek elementi kryesor i multietnicitetit, gjuha, në vend të parë vendosej dhe roli primar i jepej gjuhës maqedonase në kurriz të gjuhëve të bashkësive etnike, sidomos të asaj shqipe, të cilën e flasin, të paktën, zyrtarisht, më shumë se 25 për qind të numrit të përgjitshëm të popullsisë së këtij vendi ballkanik.

Ligji për Gjuhëtqë, më në fund, u miratua në parlamentin maqedonas, megjithëse pa pjesëmarrjen e deputetëve të partive të opozitës, sidomos, të VMRO-DPMNE-së, i dha fund, njëherë e përgjithmonë, kësaj situate diskriminuese në fushën e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike. Por, sidoqoftë, tani, nis puna më e vështirë dhe më e komplikuar, pasi ky ligi duhet të zbatohet në praktikë dhe kjo është një detyrë e vështirë që kërkon mjete financiare të mëdha dhe shumë e punë e mund. Mund të sjellim vetëm një shembull të thjeshtë për të treguar sesa punë do të duhet që ky ligj të zbatohet në praktikë. Një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare, kur të shkojë në çdo insitucion shtetëror ose publik, si në Shkup dhe në qytetet e tjerë të vendit, por edhe në komunat më të largta të tij, dokumenin ose shkresën, për cilën ai  ka nevojë, do ta kërkojë edhe në gjuhën shqipe, por a do ta gjejë?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here