Shkresa e ish-ministrit  drejtuar kryeministrit : Rrezikojmë 2 miliardë euro

Gjatë raportimit që ka bërë  në datën 23 nëntor  në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, janë prekur çështje si ajo e kompensimit të ish të përndjekurve politikë, të pronarëve të ligjshëm, si dhe borxhet e mbartura nga vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, apo çështjeve të arbitrazhit që ka Shqipëria.Lidhur me ish-të përndjekurit ministrja tha se “23 dosje janë të personave që janë ende gjallë, sipas ligjit dhe e kemi detyrim që t’i shlyejmë menjëherë”.Ndërkohë pas çështjes së ish të përndjekurve deputetja Jorida Tabaku i drejtoi dy pyetje drejtueses së dikasterit të Drejtësisë lidhur me pronarët e ligjshëm: “Për 1 muaj bëmë një proces intensiv dhe rezultoi se vetëm 23 ishin gjallë nga 180 dosje, ndaj i futëm në prioritet. KLSH thotë se me fondin 20 milionë dollarë, për të dëmshpërblyer të përndjekurit duhen 16 vjet. Kam dy pyetje. Së pari nuk quhen ish-pronarë, por pronarë dhe duhet ta përdorim të gjithë këtë terminologji, duke nisur nga ju që drejtoni sektorin. Unë nuk kam informacione, keni informacione ju për 2017 se sa është zbatuar fondi, sa dosje janë paguar? Sa është detyrimi që ka shteti shqiptar nga Gjykata Evropiane e Strasburgut? Ka një shkresë të ish-ministrit Petrit Vasilit drejtuar kryeministrit në prill, se rrezikojmë 2 miliardë euro. Sa procese kemi në zhvillim, sa është kosto e detyrimeve deri tani?”.Erjon Braçe kryetar i komisionit: Çështjve në arbitrazh apo në Strasburg i referohet letra?Tabaku: Së pari Strasburgu, së dyti arbitrazhi.Etilda Gjonaj: E përmenda në fjalën time sa sa ka kompensuar agjencia, në total 754 milionë në 2017, 175 dosje janë kompensuar nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga të ardhurat e kruijara nga 3 miliardë e 360 milionë lekë. Ka 700 milionë lekë më tepër nga buxheti i shtetit për vitin 2018. Nëse ALUIZNI krijon në 2018, aq sa ka krijuar në 2017, vlera mbetet 700 milionë më e lartë. Kemi çështje të trashëguara në ministri, si 382 mln lekë e 930 mijë lekë, para që po t’i kisha sot në buxhetin e shtetit, do shkonin për investime në sistemin e burgjeve, apo për shërbime për ti shërbyer qytetarëve më me profesionalizëm. Këto lekë, vendime gjyqësore të gjykatave tona, por edhe shërbime operative të lidhura për sisteme të ndryshme që duhet të funksiononin, por nuk funksionoojnë dhe nuk janë paguar si fatura. Lidhur me kompensimin e pronave, ne me Komitetin e Ministrave, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane, apo shumave që merren si penalitet nga Strasburgu për pronat po zbatojmë projekti pilot të rastit Manushaqe Puto kundër Shqipërisë, me ligjin e ri, kemi bërë që vetë Gjykata Evropiane me Komitetin e Ministrave të pezullojë vendimin për çështjet e tjera të pronave. Sepse në sot po bëjmë ndryshimet e nevojshme me aktet nënligjore, me qëllim që të zbatohet projekti pilot. Detyrimin që kemi nga vendimet e Gjykatës s’mund ta them sepse nuk e kam si shifër totale, por çdo lloj vendimi i Gjykatës Evropiane lidhen me vendime që janë dhënë shumë vite më parë.Spaho: Lidhur me gjyqet e arbitrazhit, letra e zotit Vasili e prillit 2017, fatura është e vërtetë?Braçe: Mos merrni në mbrojtje bizsnesmene që vijnë në Shqipëri, nuk ndërtojnë asgjë dhe ikin. Mbroni një herë interesin e Shqipërisë. Unë bëhem në avokat i shtetit shqiptar, ju mos ju bëni avokatë biznezmenëve që vijnë dhe grabisin.Gjonaj: Avokatura e shtetit, ka mundur t’i japë zgjidhje dhe të mbrojë shtetin shqiptrar, nuk kemi pse bëjmë avokatin mbrojtës të një shkrese, ku ish-ministri duhet të kishte marrë vetë masa për çështje të arbitrazhit. Një pjesë e mirë e çështjeve janë të zgjidhura me mirëkuptim, por një pjesë e mirë janë në proces. Kur të kemi të gjitha të dhënat, do tiu kthejmë përgjigje.Spaho: Nuk është çështje e juaj, se e keni tarshëguar. Por duhet ta trajtoni me kujdes, me seriozitet këtë problem që do të na vërë përballë një përgjegjësie të madhe financiare. Kontrollojeni Avokaten e Shtetit me specialistë, sepse drejtuesja e saj është e papërgjegjshme dhe janë qëndrimet e avokaturës së shtetit që na kanë çuar në kët pikë.Tabaku: Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë ka vendosur një standard të lartë. Më vjen mirë që qeveria ka zënë mend dhe po ndryshon formulën e gabuar dhe konceptin e gabuar komunist për kompensimin.Braçe: Zonja ministre e cilit vit është kjo çështje?Gjonaj: E vitit 2009.Braçe: Pra formula komuniste është e mbartur e 10 viteve më para, dihet kush ëhstë komunisti që ka qenë aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here