OSHEE/ Nëse nuk regjistroni banesën deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike

Sociale

 

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëron të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike. Në një njoftim të shpërndarë për mediat OSHEE bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

“Një qytetar, një adresë”, është nisma në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE.

Projekti i cili ka nisur punimet në marsin e vitit të kaluar parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët në 6 mujorin e parë. Ndërkohë, pas këtij afati regjistrimet do të bëhen me pagesë dhe nëse nuk bëhen parashikohen gjoba.

Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores. Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm. Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”, – bën me dije OSHEE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *