Obligacionet 10-vjeçare – Ankandi i parë i 2018, kuponi arrin në 7%

Ekonomi

 

Interesi i letrave të borxhit të qeverisë shqiptare e ka nisur në rritje edhe vitin 2018. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, obligacionet 10-vjeçare u emetuan me një kupon ose interes mesatar prej 7%.

Ashtu siç pritej, kuponi u rrit krahasuar me ankandin e mëparshëm, kur obligacionet 10-vjeçare u emetuan me 6.45%. Qeveria pati shpallur për shitje 3.5 miliardë lekë obligacione, ndërsa kërkesa e pjesëmarrësve në ankand ishte më shumë se 4.5 miliardë lekë.

Në një mjedis me norma shumë të ulëta interesi, obligacionet qeveritare ngelen instrumenti ku investitorët mund të sigurojnë kthimet më të kënaqshme.

Ato me maturitet 10-vjeçar ofrojnë natyrisht edhe përfitimin më të lartë, çka shpjegon edhe kërkesën e konsiderueshme nga investitorët për të blerë në ankand.

Në gjysmën e dytë të vitit 2017 interesat e titujve të borxhit qeveritar kanë ardhur në rritje.

Kjo reflekton një tendencë ekuilibrimi të tregut drejt niveleve më të arsyeshme, pas interesat kishin prekur vlerat më të ulëta historike. Ekspertët presin që rritja e ngadaltë e interesave të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *