Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në fushën e mirëqenies sociale ka në fokus ndihmën ekonomike (asistenca sociale), ku sipas ministres Manastirliu, ajo do të dyfishohet ose trefishohet për 79 891 dhe do të krijohet një skemë për të reduktuar numrin e abuzimeve. Gjithashtu, për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

Prioritetet për këtë vit

-Rritja e efikasitetit dhe transparencës së skemës të Ndihmës Ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit. Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendimmarrje, si dhe rritja e efiçencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë. Brenda vitit 2018, do të shtrihet skema në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithpërfshirëse.

-Rritja e kapaciteteve të strukturave qendrore, rajonale dhe vendore, në fusha që përfshijnë administrimin, monitorimin dhe vlerësimin e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe përmirësimi i shërbimeve të kontrollit për të reduktuar numrin e abuzimeve;

-Transformimi i programit të Ndihmës Ekonomike në skemë aktive riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim, duke rritur përfshirjen të tregut të punës në 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike.

-Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79 891 familje. Synojmë targetimin më të mirë të familjeve në nevojë. Me skemës e re janë rishikuar masat e pagesës mujore, është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe është rritur masa mesatare mujore në 5 600 lekë në muaj.

-Vënia në zbatim e sistemit të ri të vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social duke rritur me 4.5% numrin e përfituesve që realisht u takon dhe duke ulur me 10% rastet abuzive.

-Për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

 

Box

Dokumentat
Për familjet në nevojë, kryetari i familjes, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në njësinë administrative, ku kanë vendbanimin duke paraqitur, si më poshtë: a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve. Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/ vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

-Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort. Krahas këtij dokumentacioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese.

-Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, krahas dokumentacionit , paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

-Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.

-Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grup-moshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.

-Jetimët, të cilët nuk janë në institucione, paraqesin pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në njësinë administrative: a) kopjen e kartës së identitetit; b) kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për statusin e jetimit,. – Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, paraqesin: a) kopjen e kartës së identitetit; b) vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.

-Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes paraqesin: a) kopjen e kartës së identitetit; b) urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here