Deklarata e Kryeministrit

Në Platformë Digjitale ka dhe një hapësirë për të bërë interpelanca. Ashtu si një grup deputetësh mund të thërrasin në interpelancë Kryeministrin apo një ministër, një grup qytetarësh mund të thërrasë në interpelancë në këtë hapësirë që ne e krijuam enkas për këtë punë. Sot faktikisht është dita e parë që ndizen këto ekrane dhe shpresoj që të jenë të ndezura në mënyrë sistematike, për të dhënë llogari për një çështje të caktuar përpara.

P.sh., patëm një rast konkret me një grup naftëtarësh në zonën e Fierit, që morën rrugën për të ardhur në Tiranë. Sigurisht që edhe rruga për të ardhur në Tiranë dhe rruga për të protestuar përpara një institucioni nga një grup interesi është një rrugë demokratike, nuk diskutohet, por përpara se të vihej këtu, fare mirë, nëpërmjet Platformës mund të kërkohej një interpelancë këtu me ministrin e Energjisë. Unë i siguroj të gjithë se kjo do të ndodhë.

Ky nuk është një film. Ky është një realitet i ri, që ne po mundohemi të krijojmë duke shfrytëzuar teknologjinë, duke shfrytëzuar mundësinë e lidhjes përmes internetit në Platformë, duke shfrytëzuar edhe këtë mundësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here