Një ditë pasi u lirua nga detyra si prokuror i komanduar në Elbasan, Dritan Gina paraqiti sot te Krimet e Rënda një padi për shpërdorim detyre për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Më herët, një padi kundër Markut kishte bërë edhe drejtuesja e njësisë së dekriminalizimit, Rovena Gashi, Bashkëshorte e prokurorit Gina. Kryeprokurorja vendosi disa lëvizje në prokuroritë e rretheve.

“Sot u paraqita për të bërë kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cenim të figurës time si profesionist. Arta Markun e kam kallëzuar për shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Është kompetencë e Krimeve të Rënda për shkak të subjektit”, tha prokurori Gina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here