Open Data: Si ndryshon personeli në institucionet buxhetore

0
9
Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës, ve në dukje Open Data Albania.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018.

Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar edhe nga vitet e kaluara. Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish. Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë. Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror. Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish. Shkrija e këtyre ministrive ka ulur numrin e të punësuarve në ministri me 248 punonjës.

Vetëm kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150. Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Në krahasim me vitin 2017, kemi 382 punonjës më shumë në vitin 2018. Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.

Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetor na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 10 pozicione punësh.

Numri i punonjesve per ministri
2017
Kryeministria 244
Ministria Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 588
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave 2,001
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 433
Ministria e Financave 3,225
Ministria e Arsimit dhe Sportit 31,047
Ministria e Kulturës 1,010
Ministria e Shendetësisë 3,480
Ministria e Drejtësisë 5,359
Ministria e Punëve të Jashtme 506
Ministria e Punëve të Brendshme 14,167
Ministria e Mbrojtjes 8,860
Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë 3,042
Ministria e Mjedisit 959
Ministria e Integrimit 113
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 427
Ministria e Zhvillimit Urban 535
75,996

 

 

2018
Kryeministria 150
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2,004
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 974
Ministria e Financave dhe Ekonomisë 5,818
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 31,004
Ministria e Kulturës 1,010
Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 4,289
Ministria e Drejtësisë 5,688
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme 551
Ministria e Brendshme 14,156
Ministria e Mbrojtjes 8,973
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 1,037
75,654

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here