ISSH: Burrat që mund të dalin në pension në moshën 62-vjeç e 6 muaj

0
14

 

Mosha e daljes në pension për gratë është rritur me dy muaj, duke nisur nga 1 janari i këtij viti, duke shkuar në 60-vjeç e tetë muaj, ndërsa burrat përfitojnë pension sapo mbushin 65 vjeç. Në zbatim të reformës së pensioneve, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës për pension të plotë.

 

Nga 1 janari i 2018-së ka ndryshuar edhe mosha e daljes në pension si dhe vitet e punës që i duhen grave për të përfituar pension pleqërie. Mosha e daljes në pension është rritur me dy muaj për gratë. Në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj ndërsa për burrat pensioni përfitohet sapo të mbushen 65-vjeç, me përjashtim të rasteve të punëve të vështira, që e përfitojnë në moshën 62-vjeç e 6 muaj.

 

Ali Emini, zv/Drejtor i ISSH: Të gjitha gratë që do dalin në pension gjatë vitit 2018, nuk do të dalin më në moshën 60-vjeçare, për ato gra që kanë punuar në punë të thjeshta, por do të dalin në moshën 60-vjeç e 8 muaj. Mjafton që ato të kenë 15 vite punë sigurimi dhe pastaj për çdo vit që ka më shumë sesa 15 vite, pensioni do të jetë më i lartë sesa pensioni më i ulët i mundshëm. Burrat që kanë punuar në punë të vështira mbi 24 vjet e 1 muaj dhe kanë një vjetërsi të përgjithshme pune mbi 36 vjet e 4 muaj, mund të dalin në pension në moshën 62-vjeç e 6 muaj në vitin 2018. Ndërsa të gjithë të tjerët që kanë bërë punë të zakonshme, do të dalin në pension në moshën 65-vjeç. Në Shqipëri çdo vit dalin në pension rreth 36 mijë persona.

 

Përveç moshës së pensionit, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës që ju duhen për të përfituar pension të plotë. Nga 1 janari burrave iu duhen 36 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Rritja e moshës së pensionit për gratë do të vijojë çdo vit me dy muaj, deri në vitin 2057, kur gratë të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Për burrat mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë deri në vitin 2033. 65-vjeç është mosha e daljes në pension për burrat, e cila parashikohet të mos ndryshohet edhe për 15 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here