Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in i njohu meritën presidentit Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij dhe fqinjët veriorë.

Në fjalimin e tij për vitin e ri në Seul, presidenti i koresë së jugut, tha se është i gatshëm të takohet personalisht me liderin koreano-verior Kim Jong un në të ardhmen, ndërsa kërkoi çarmatimin e kushërinjve komunistë nga armët bërthamore.

“Nuk duhet të ketë sërish luftë në gadishullin e koresë. Qëllimi im është të zgjidh problemin bërthamor të Koresë së Veriut dhe të përforcojë paqen”, deklaroi Moon.

Të martën, pas një dite të gjatë negociatash në zonën e demilitarizuar mes dy koreve, Peniani ra dakord të dërgojë një ekip në lojëra olimpike dimërore në Korenë e Jugut dhe të nisë bisedimet me Seulin për lehtësimin e tensioneve ushtarake.

Presidenti korean Moon përgëzoi personalisht Trumpin për këtë dhe tha se homologu i tij amerikan kishte dhënë një kontribut shumë të madh për realizimin e bisedimeve. Sigurisht që presidenti trump nuk është nga ata që pret përgëzimet e të tjerëve, por që më herët në twitter shkroi se bisedimet mes Koreve ishin meritë e qëndrimit të tij të ashpër dhe angazhimit të gjithë fuqisë amerikane në këtë kuadër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here