Tradita fetare në Shqipëri dhe ekstremizmi – Nga Jona Koprencka

Nga Jona Koprencka

Në botën e globalizuar në të cilën jetojmë gjithçka prek gjithkënd. Me ardhjen e shekullit të ri ndarja e krijuar  Perëndim-Lindje, vende tëzhvilluara- vende në zhvillim ose të botës së tretë duket se e ka humbur vijën ndarëse. Në këtë përditësim global të fenomeneve të ndryshme, edhe mbi çështjen e ekstremizmit, informacioni nuk mungon. Duket si një term që nuk ka lidhje me harmoninë dhe tolerance fetare që mbizotëron në vendin tonë, por çdo gjë që ndodh lë shenja edhe në vendet me shoqëri më tolerante.

Fatkeqësisht, ngjarjet e negative janë ato të cilat jo vetëm që zënë më shumë hapësirë mediatike, por edhe influencojnë më tepër. Për të qëndruar në këtë temë, një nga ngjarjet më tëd iskutuara nga vitet 2000 e deri më sot është ekstremizmi. Një fenomen ky i lënë në hijë, por që pas sulmeve të Kullave Binjake në 11 shtator të vitit 2001 u kthye në kryetemën e sigurisë. Këto sulme të kryera nën petkun e një propaganda ekstremisete dhe terroriste sollën në jetë konceptin e ri ‘Luftë mbi Ekstremizmin dheTerrorizmin’.

Pasojat e ketyre sulmeve, por mbi të gjitha të asaj çka ato sollën më vonë në vitin 2001 do të ishin të paimagjinueshme. Lufta mbi ekstremizmin do të vijojnte të bëhej akoma më prekshme në qershor të vitit 2014, kur Isisi nga një grup rajonal shpalli kalifatin e tij duke u vetëshpallur ‘Shteti Islamik i Irakut dhe i Sirisë’. Nga kjo shpallje zyrtare e një shteti  duke propaganduar frymën fetare, situata u ndërlikua akoma më shumë, kur aktivitetet e tij terroriste dhe ekstremiste u përhapën në pjesën tjetër të botës.

Sulme të panumërta në Stamboll, Ankara, Paris, Bruksel, Marsej, Barcelonë, Londër, San Bernardino etj propagandojnë frymën e ekstremimzit fetar. Tëquajtura si kuazë fetare (islame) këto sulme kërkojnë të bëjnë ndarjen idologjike Perëndim-Lindje dhe përçarje mes Islamit dhe besimeve të tjera.

Kudo ku këto sulme kanë ndodhur është vërejtur një distancim i komunitetit islam dhe i praktikantëve nga ideologjia ekstremiste. Franca, shteti europian, ku jeton një nga komunitetet më të gjëra Islame, ka bërë një punë që vlen të përmendet përmos-stigamatizmin dhe përplasjen e religjioneve, duke organizuar edhe open-day në disa xhami të vendit.

Nga e gjithë panorama e sipërpërmendur normalisht që vendi ynë, Shqipëria, nuk mund të jetë imune. Në mazhorancë popullësia i përket besimit fetar Islam dhe noramlisht që ekstremizmi është një temë e diskutueshme.

Kjo frymë ka depërtuar edhe në vendin tonë, duke bërë që një numër i caktuar qytetarësh të braktisë familjen dhe vendin e t’I bashkohen kauzës ekstremiste. Edhe pse është një numër relativisht i ulët, në përputhje me numërin e populates dhe me të kaluarën tonë, është një shifër që nuk duhet t’I përkiste vendit tonë. Ndryshe nga vendet e tjera, ku është përqafuar kjo ideologji, shqiptarët, i janë bashkuar asaj kryesisht për arsye ekonomike (përshkak se jetojnë në zona të thella ku kanë një ekonomi të ulët). Familjarët ose miqt e këtyre luftetarëve të huaj, të kontakuar nga institucionet shtetërore ose nga media kanë deklaruar se personi në fjalë ka lënë vendin për shkak se i është ofruar një X shumë të ardhurash. Njëfaktor tjetër që i ka shtyrë këto persona t’I bashkohen kësaj kauze është mosarsimimi, jetesa në zonat e thella dhe mungesa e jetës social-kulturore (pjesamë e madhe e të larguarve, luftëtarëve të huaj, vijnë nga zone rurale). Këto janë faktorët kryesor që  i kanë shtyrë ata pak shqiptarë t’I bashkohen kësaj ideologjie. Edhe në disa forume të mbajtura nga prezenca e OSBE në Shqipëri është përmendur fakti se në Shqipëri ndryshe nga të gjitha vendet e tjera faktori shtytës kryesor për tu bashhkuar me këtë ideologji është ekonomia e dobët. Përsa i përket pjesës fetare, shumë e mediatizuardhe në disa raste pak e kuptuar, nuk ka luajtur rol në përcjelljen e mesazheve të gabuara. Fatmirisht, ne jemi një vend, gjeografikisht i rrethuar nga populate shqiptare dhe ky factor është mjaft letësues në përcjelljen e mesazheve që janë ndërrmarë deri tani në luftën kundër ekstremizmit.

Përpos toleracës dhe harmonisë fetare për të cilën krenohemi, do të ishte mire t’I hidhnim një sy historisë. Feja në Shqipëri u bë e lejueshme vetëm pas viteve 1990, kohë në të cilën vendi përqafoi demokracinë. Pas këtyre viteve filloi edhe praktikimi i fesë dhe ndërtimi i kulteve fetare. Në vitet e vështira dhe të errta të diktaturës komuniste, vendi ynë ishte ateist. Besimi në Zot ishte i ndaluar, objektet e kultit, kishat dhe xhamit, u shkatarruan dhe priftërinjt e hoxhallarët u vranë dhe u burgosën. Në 50 vite diktaurë të flijse për fenë ose të praktikoje ishte e ndaluar. Por, nëse do të shikojmë historinë paravitete të komunizmit do të vëmë re që ekzistonte po e njëjta frymë tolerance për të cilën ne sot krenohemi. Priftërinj dhe hoxhallarë ishin bashkë në vendimet e marrë në Kuvendin e Prizrenit dhe në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.“ Feja e shqiptarit është shqiptaria’, shkruan Pashko Vasa, duke e kthyer këtë shprehje në simbolin e bashkjetesës dhe tolerances së shqiptarëve.

Me një të kaluar kaq të begatë në konceptin e lirsë së religjioneve dhe bashkjetesës së tyre ndër shkekuj, përqafimi i kësaj ideologjie ekstremiste në kontekstin shqiptar mbetet (ngarastet e vërejtura deri më tash) kryesisht nëfoktorin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *