Kompensimi i Pronarëve që preken nga ndërtimet informale, aplikimet fillojnë në 11 janar

0
11

 

 

 

 

 

 

 

 ka njoftuar fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas tre Vendimeve të Këshillit të Ministrave. Konkretisht, fjala është për ata pronarë, emrat e të cilëve kanë dalë në listën përkatëse të Vendimit të qeverisë nr. 711, datë 1 dhjetor 2017; Vendimit nr. 712, datë 1 dhjetor 2017 dhe VKM nr. 714 të së njejtës datë.

ATP njofton se procedura aktuale e shpalljes bëhet në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar.

Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë më datë 11 janar të këtij viti dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. Pra, e drejta për të aplikuar mund të ushtrohet edhe më vonë dhe ajo nuk mund të humbet si pasojë e një afati të caktuar, të paktën bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që janë në fuqi aktualisht.

ATP fton të gjithë subjektet e interesuara të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here