Qeveria duket se nuk e ka mbyllur ende aksionin kundër faturave të papaguara të energjisë elektrike. Përmes një vendimi të miratuar së fundmi, Këshilli i Ministrave ka zgjatur edhe me dy vite të tjerë ekzistencën e task forcës së ngritur posaçërisht për këtë qëllim në fund të vitit 2013.

Mandati i kësaj njësia të posaçme përfundon me 31 dhjetor të këtij viti, por Qeveria ka vendosur ta shtyjë deri më 31 dhjetor 2019. Bashkë me zgjatjen e mandatit, kanë ndryshuar edhe disa nga detyrat dhe raportet me institucionet e tjera të kësaj njësie.

Zgjatja e mandatit të kësaj njësi vjen në një moment kur shifrat e debitorëve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë mbeten shumë të larta. Në fillim të vitit 2017, OSHEE raportoi se duke nga nisja e aksionit në energjetikë më shumë se 453 mijë subjekte debitore nënshkruan marrëveshje për shlyerjen me këste të faturave të papaguara. Një seri abonentësh, veçanërisht familjare përfituan falje të kamatvonesave dhe lehtësi të tjera, por numri i debitorëve vazhdon të mbetet i lartë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here