PO KRIJOHET POLICIA POLITIKE E RILINDJES! – Nga Ylli MANJANI

0
7

 

 

Nga Ylli MANJANI

Dje pashë një njoftim të Policisë së shtetit, i cili kërkonte policë të kualifikuar për Task-forcën e operacionit “Forca e Ligjit”.

Një çudi e paparë e dëgjuar deri më sot!

Dmth qenka bërë një Task-forcë dhe është njoftuar një operacion policor, por spaska patur policë?!

Kulmi!

Kujtoj se ky operacion u bekua edhe nga ambasadorët e huaj! Por paska qene mashtrim!

Se si behen operacionet kur ska policë, këtë vetëm ministria e Brendshme e Rilindjes mund ta justifikojë!

Natyrisht Rilindja është e “justifikuar” se vetëm propagandë bën. Ministri i Brendshëm deri më sot kish bërë përpjekje titanike për tu shitur ndryshe, por ja ku i dolën dhe lakrat!

Pra na paskan gênjyer paq! Si gjithmonë!

Normalisht kanë gënjyer edhe ambasadat aleate, Amerikanët në veçanti. Normal, këto kohë Rilindja ka qenë kundër amerikanëve. Këta të fundit nuk po i marrim më vesh me kë janë!

Në fakt nuk më intereson shumë mashtrimi me operacionin pa policë, se kjo është bërë rutinë e Rilindjes. Ka një gjë tjetër më të keqe që po fshihet!

Policia e Shtetit dhe veçanërisht Ministria e Brendshme po rikthen (rilind) metodat dhe strukturat famëkeqe të së shkuarës, e kohës së Ministrit!!!

Kjo është e rrezikshme dhe kërkon vemendje të shtuar! Shumë shpejt ministria e Saimir Tahirit do na duket një lule!!!

Njoftimi që është bërë, psh, ka përdorur kriteret e ligjit për Byronë e Hetimit. Pra Ministria e Brendshme po i paraprin krijimit të BKH me emërime.

Kontroll i drejtësisë nga më të rrezikshmit, quhet ky fenomen!

Prandaj, kujdes!!!

Është momenti që edhe Aleatët të sqarojnë çduan të bëjnë me këtë vend: rikthim të diktaturës komuniste, apo zhvillim të shtetit demokratik me drejtësi të pavarur!

Shenjat tregojnë rrezik të lartë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here